Polarizimi ja zbeh festën sportit

0
Shkruan Taulant Koplikaj
Polemike, qe e kam cekur edhe me heret pavaresisht agresivitetit dhe nervit luftarak te disave prej jush.
Po shoh festimet e mbremshme me djemte e kombetares, federata, tifozat, kengetaret ne stadium e tek Cavaliero ku ka vazhdu festa.
90% e festes eshte homazh deshmoresh dhe thirrje e brezave per lufte.
Nje polarizim qe te ban me harru qellimin e sportit.
Dakord, ketu nuk du me u perplas me histerine e trimave qe e shohin sportin si arene gladiatoresh,
POR ATA BREZA FUTBOLLISTESH QE KANE DHENE PER DEKADA PER KETE KOMBETARE, A NUK MERITOJNE NJE DREQ HOMAZHI NGA TIFOZET NE RADHE TE PARE, DHE NGA VETE ATA QE JANE NE FUSHE NE RADHE TE DYTE?
A do te kishte homazh ma madheshtor se sa dikush ne tribune te shpaloste nje portret te Panajot Panos dhe te thonte, U KRY MJESHTER. Apo ndoshta nje lojtar kosovar te stamponte ne bluze nje portret te Fadil Vokrrit?
Apo vete Federata te bente nje kolazh me ata qe nuk jane ma, por we kane dhane aq kenaqesi me ate fanelle ne vitet kur futbolli ishte kenaqesia e vetme ne kete vend? BEN MINGA a meriton nje foto diku ne duart e nje tifozi?
I kane harru, i kane hedh ne balte dhe nuk kane refren tjeter pervec kengeve te luftes.
A ban vaki kund kjo qe ndodh ne kete vend?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu