Po Yuri Kim ç’rol ka në korruptimin e shefit të FBI-së?!

0
 Shkruan Sokol Pepushaj

Që nuk kemi as qeveri as opozitë, këtë e dimë.

Edhe që shërbimet e huaja po bashkëpunonin me ambasadën amerikane këtu në Tiranë për arrestimin e “Peshqve” të mëdhenj, e besonim.

Skandali korruptiv i shekullit u zbulua në Shqipëri, po shkruajnë mediat e gjithë Botës. Celula agjentësh paskan gërmuar në detajet e tërë jetës ekonomikë, politike, mediatike, diplomatike, korruptive, pasi Shqipëria e vogël vitet e fundit ka jetuar parajsën e korrupsionit, e normalisht nuk mund të kenë anashkaluar as kryeministrin, as diplomaten, ta themi, shumë të përfolur.

Shumë nga kolegët tanë, megjithëse çyrykë si gazetarë, bëjnë papagallin nëpër studiot e robotëve dhe sigurojnë pagesa shumë fish të famshëmve të botës perëndimore të letrave.

Në Gji të Lalzit kanë vila, në vila para e jetë luksi e nëpërmjet profilizimit publik, mjelin përditë e përnatë “gjinjtë” e “lopës” së Mafies, e pastaj shkojnë i kthejnë prona në Amerikë, Dubai, Londër, Paris a Romë apo shifra Parajsash Fiskale.

Janë shkelur rregullat e FBI-së

Pagesat private janë taksat e shqiptarëve dhe amerikanëve bashkë, prandaj do të kemi të tjera zhvillime.

Mafiozet ishin të lirë në aparencë, normalisht, për të rënë lehtë brenda.

I ngjan ëndërr Bablokut sheik, se si, vetëm në 25 faqet e para të akuzës ndaj ish-drejtorit të FBI-së në New York, Charles McGonigal, bri emrit të Edi Ramës, ka edhe 500 000 dollarë të tjerë dhe tre përgjime, një në Tiranë, një në Washington dhe një në New York.

Ka shumë dollarë e paradokse e aspak interes për drejtësi nga SPAK

Të ardhurat e çdo zyrtari, janë shumë fish me ato të Presidentit SHBA-ve.  Cilido biznes afër qeverisë, edhe pse pa prodhim e konsum, se kaq jemi, për nga përfitimet ekonomike, i lë pas me vite dritë, koorporatat e fuqishme të bizneseve në Manhaten apo Washington. 

Shqipëria e vogël, ka të pasur të përmasave aq të frikshme, sa në “filmin” me spiunazh të zyrtarit të lartë të FBI-së, nuk mund të jenë “aktorë” vetëm Edi Rama me Yuri Kim, por edhe shumë të tjerë, sa ngutja për zevëndësimin e ambasadores në pak orë nga Presidenti Joe Biden, na mban mirë në “shinat” tona të ideve edhe idealiste, se agresiviteti apo qetësia e hajdutëve, varen nga pesha që kanë.

Pra, sot kur shqiptarët presin që ambasadorja Yuri Kim t’i thotë Altin Dumanit, arresto “Peshkun” e Madh, ka zbehje besimi dhe ethe ç’po ndodh me pas zhgënjimin?

Përveç dyshimeve për kryeministrin e vet, gjithë shqiptarët pyesin, Po Yuri Kim ç’rol ka në korruptimin e shefit të FBI-së?!/Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu