Hamasi ka publikuar emrat e tre pengjeve izraelitë që do të lirohen në ditën e parë të zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.
Një prej tyre është një shtetase britaniko-izraelite e quajtur Emily Damari, 28 vjeç.
Dy emrat e tjerë janë Romi Gonen, 24 vjeç dhe Doron Steinbrecher, 31 vjeç.
Ndërkohë po sot, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir ka dhënë dorëheqjen, duke kundërshtuar marrëveshjen e armëpushimit.
Ministri i ekstremit të djathtë ka kritikuar më parë marrëveshjen si dorëzim ndaj Hamasit dhe kërcënoi se do të jepte dorëheqjen nëse miratohej.
Dy ministra të tjerë nga partia e Otzma Yehudit e Ben-Gvir kanë dhënë gjithashtu dorëheqjen lidhur me marrëveshjen.
Partia Otzma Yehudit nuk është më pjesë e koalicionit qeverisës, por ka thënë se nuk do të përpiqet të rrëzojë qeverinë e Netanyahut.