Të t’rrok…

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Të t’rrok…

Mbrëmë t’pashë n’ëndërr
Ty, që nuk të duan shumë
Se ky, maksimumi mendor
Din t’prodhojnë dhe dhunë.

I rrugoje e qeshur natyrës
Dhe e bërë, borë e bardhë
E ulur, në sofra të njerzimit
Mbi to, po gatuaje me mall.

Jeta, është udha e paqes
Paqja e jonë, bekimi i artë
Tjerat ikën se ndërruan jetë
Sepse, Zoti qasje nuk u jep!

Mund t’a jetojmë lumturinë
Tënden dhe tonën sëbashku
Trinia na mësoi t’mundësojmë
Jeta jonë, të jetojë me Paqen.

Ëndërr ti moj nafakëmadhe
Mësyj dhe hyr në çdo qelizë
Një herë ne jemi kësaj rruge
Sepse e dyta ne na braktisë.

Dëshirueshëm mos të ikim
Të jetojmë të lumen e lume
Fort t’a përkëdhelim Paqen
Se kështu e vdesim dhunën.

Vdiq keqësi, moj ti mos qofsh
Lodhë njerzimi dhe po lëngon
Oh Paqe moj, urtësi e bardhë
T’rroksha qënien, ditë pa da.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu