Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, duke zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Kjo është hera e dytë që kreu i PD shkon në SPAK, pas vendimit të dhënë nga Apeli i GJKKO e cila e liroi nga “arresti shtëpiak”.
Ndërsa makina e tij u rrethua nga disa militantë të cilët kanë dalë sot në protestë para SPAK. Ai ka hyrë në institucion teksa shoqërohej nga avokati.
Turma therret te arrestohet Olsi Rama dhe të tjerë trafikantë që sipas tyre SPAK është bërë avokati i tyre.
Ndërkohë me dhjetëra efektivë policie janë mbledhur para Prokurorisë së Posaçme, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së organizuar nga PD.
Masa “detyrim paraqitje” e vendosur ndaj Berishës nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Partisë Demokratike të cilët e kanë quajtur masën më herët të motivuar politikisht.
Edhe vetë Berisha e ka cilësuar vendimin e SPAK si një sulm politik ndaj tij, të porositur nga kryeministri Edi Rama në prag të fushatës zgjedhore. Kujtojmë se Berisha qëndroi për gati 1 vit në “arrest shtëpi”e me akuzën për ‘korrupsion’ në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.