Nuk ndalojnë tymueset në Kuvend, pezullohen 4 punonjës të Gardës

0

Pas përjashtimit me 10 ditë për 3 deputetë të opozitës, mësohet se janë pezulluar edhe 4 punonjës të Gardës, pasi dyshohet se nuk përmbushën detyrën për ndalimin e tymueseve në seancë.

4 punonjësit e Gradës po verifikohen për neglizhencë të detyrës.

Në seancën e djeshme, deputeti Saimir Korreshi ndezi tymuese në sallë, duke krijuar kaos, e duke bërë që seanca të mbyllej për 20 minuta.

Flakadanët i futën në Kuvend deputetet e opozitës Lindita Metaliaj dhe Elda Hoti, të cilat i kishin futur në çantat personale. Tre deputetët në fjalë u përjashtuan më pas nga Sekretariati i Etikës, për 10 ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu