Ngjela shet libra për bukën e gojës

0

Ky zotëri prej 15 vitesh shet libra në rrugët e Korçës, në këtë formë mund të sigurojë ushqim për familjen e tij, pasi pensioni i tij nuk i plotëson kushtet minimale.

Andrea Ngjela, ka gjetur këtë formë për të siguruar disa të ardhura shtesë, punë kjo e cila kohët e fundit nuk ka fryte, pasi sipas tij, lexuesit janë gjithmonë e më të pakët.

“Tani ata më shumë janë djem të rinj dhe kanë librin me vete, kanë celularin dhe nuk çan njeri kokën për këto. Të rinjtë nuk bëhen merak, ka të vjetër që i blejnë që kanë qenë të apasionuar pas librit”,-tha Andrea Ngjela.

Andrea tregon se cilët janë autorët e preferuar të korçarëve, të huaj dhe ata shqiptarë.

“Tolstoin, Andresonit që i ka me përralla, dhe ato i pëlqejnë. Ben Blushi e pëlqejnë, Ismail Kadarenë e pëlqejnë, Dritëro Agollin e pëlqejnë, Petro Markon, ka disa”,-tha tha Andrea Ngjela, shitës librash.

Dikur ka lexuar shumë, edhe librat që ndaloheshin në sistemin komunist ndërsa sot është i dekurajuar. Puna e tij bën që të rrijë aq afër e aq larg librit tanimë. Nga puna që bën nuk ka turp, pasi e cilëson dinjitoze.

“Iku vapa me Gushtin. Mbaroi filmi kur ishim. Tani pension nuk ja dalim dot, se merrem me të blerë e të shitur e sme del koha. Shumicën e këtyre librave e kam lexuar, edhe libra të ndaluar, librat e verdhë, i kam shkuar nëpër duar.

Kush nuk punon është budalla. Puna të bën njeri prej tamam, sidomos kjo punë, pastaj duhet ta dish librin, vjen dikush e të jep libra koti, por unë i di se i kam shkuar vet nëpër duar. Çfarë të thonë, po qe ndonje budalla thotë doli ky i librave. Të tjerët thonë është djalë punëtor. Djalë, unë jam 71 tani, jam plak por po të rrish shtëpi çdo besh? Këtu nxjerr dy lek, se pastaj nis rakinë e shkallon familjen fare “,- tha Andrea Ngjela, shitës librash.

Por cila është marrëdhënia e shqiptarëve me librin e shpjegon me mire shitësi I tyre.

“Ka që e duan, mosha e fundit por të rinjtë, ka pak por ka që e duan se janë nëpër shkolla që ja kane futur në gjak prindërve. Tërë budallenjtë nuk e duan, të mençurit janë enapë”

Andrea është shembulli i shqiptarit punëtor, i cili pavarësisht vështirësive ekonomike gjen punën dinjitoze për të siguruar një kafshatë bukë, për të dhe familjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu