Nuk duam Parlament monist

0
Shkruan Greta Bardeli Gjoni
Parlamentarët e Edi Ramës edhe një herë në amulli e shkelje të plotë proceduriale “miratuan “zgjatimin e Ligjit të Investimeve Strategjike.
Në këto 10 vite ligji në fjalë ka miratuar 44 projekte korruptive “strategjike” që përfaqësojnë lidhjet nepotike brenda oborrit të Qeverisë.
Një qeverisje që krenohet me partneritetin strategjik me SHBA-në dhe Bashkimin Europian,por që në fakt ka 0 investime strategjike nga këta dy partnerë të rëndësishëm. Megjithëse Kryeministri krenohet sa herë takon përfaqësues të aleatëve tanë asnjë investim prej vendeve të tyre nuk vjen në tokën shqiptare, përkundrazi përfaqësuesit e bisnesit të huaj akuzojnë për korrupsion drejtpërdrejtë oborrin Rama!
Një shtet klientelist në duart e një pakice të degraduar!
Transparency International e ka konsideruar Ligjin e Investimeve Strategjike si një nga 12 ligjet klienteliste,ndërsa Parlamenti e “miraton” brenda pak minutave pa asnjë debat të hapur me përfaqësuesit e qytetarëve!
Pasuritë Kombëtare janë ne rrezik me këtë hap të vulosur nga deputetët e hajnisë,ndërsa babëzia për të shkatërruar zonat e mbrojtura do faktohet çdo ditë në sytë e qytetarëve!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu