Neper Lufta per Liri ( Kopliku ne vitin1920-1921)

0

Shkruan Gjon Zeka

Hyrje

Rasim Gjyrezi ushtarak qe kishte studjuar ne Austri dhe Kasem Taipi folkloristi i shquar shkodrane kane marre pjese ne luften e Koplikut.
Rasim Gjyrezi eshte plagose.
Kasem Taipi ka shkruar kenge per luften e Shkodres per te frymezuar luftetaret per mbrojtjen e territoreve tona arbnore.

Lufta e Koplikut ka qenë një konflikt i armatosur kundër ndërhyrjes ushtarake jugosllave në krahinën e Shkodrës zhvilluar në muajt korrik e gusht të vitit 1920. Forcat e qeverisë shqiptare dhe vullnetarët nën drejtimin e ministrit të Mbrendshëm Ahmet Zogolli, dhe drejtimit në terren të ushtarakëve Hamid Gjylbegu dhe Taip Shkodra bënë të mundur largimin e forcave jugosllave dhe mercenar.

Nje pershkrim i autorit Gjon Zeka per pergatitje e Luftes se Koplikut dhe shume prej pjesmarreve ne kete lufte: Ahmet Zogu ( Mbreti Zog I) Musa Juka, Hysen Selmani, Abaz Kupi dhe perfaqesuesve te Shkodres, Koplikut Hotit…etj dhe
Vargjet e poetit Hile Mosi per Luften e Koplikut

…………E gjith ky organizim i shkëlqyeshëm për histori të Shkodrës i duhet dijtë të parvet të vendit, të cillët me nji vullned të celikët u rropatshen për ndihma. Në Bashki të Shkodrës kahë e cilla mbarë qytetasit sjellshin syt e vet, si gjithmonë ishin kenë mësue, ndër ngushtica e në kohë pagje me gjetë ndihmë shofim nji burrë jo fort të shtyem në mot, bujar kahë ndiesit e shpirtit, puntuer i fortë , i cilli u përkujdes për mbarë ushqimin e atyne djelmocave luftarë . Ky asht Kryetari i asaj Bashkije Shkëlqesija e tij Musa Juka flijet e mundin e të cillit e njef Shkodra mbarë e mbarë Shqypnija e koha gjikuese e drejt e veprimit të tij të palodhshëm, diejti e ka me diejtë me i a dhanë cmimin e lavdinë …..

Kryeson mbledhjen e ushtrive me 3 gusht NMT Zogu I e per te pare mbas vedit per kujdesin e rregullimit te luftes kishte Z. Musa Juken kryetar i Bashkise Shkoder, Sylco Begun Prefektin e zellshem e Shuk Serreqin dhe te tjere pari Shkodres.

Nisin me’u mbledhe ushtrit mbas Zanit te burijavet ushton toka per nen kembe te tyne nje zhurme e madhe mbretnon n’ate fushat deri sa fëtyra e Mbretit Zog armatosun ma së mirit qetson luftarët e merr e ti flet “ Sot vllazën të dashtun asht koha me i lanë m’a nesh të gjitha kujdeset e cka do të keni ma të përzembërt, mendja e fuqit të juaja tash do të përpiqen vetem për lirin e kombit t’onë që se koha po avitet në logun e luftës edhe pak casa kemi për të dalë e vetë për ma i pari kam m’u turr n’anmik. Këto fjalë zembrimi preken shpirtin e atyne burravet, të cillët heshtuen për me ndie vendet qi “ Zogu u kishte caktue mbas këshillit të bamë me pari.

Hoti e Postriba, ma trimat qi njiri mundet me ndeshë mbi tokë , kalon kah Gruemira nen kryesi të Deli Metës e të Vat Marashit, Djelmt e Shkodres të Kosovës e të Kastratit nisen për Buzë te Ujit nen kryesi të vlershem të Zef Serreqit të Hamit Gjyl Begut të Qerim Beg Pejës e të Mirash Gjeloshit, ne bregun e Livadheve të Shkodrës Ishmi Shkjau e sa Shkodranë nën kryesi të Ramadan Jellës e të Muharrem Kazazit. Gjendarmerija me fuqi të veten e të sa tjera viseve të Shqypnis marrin pjesen e mesme nën kryesinë e Hasan Beg Bushatit, e disa oficerave të tjerë të zotë . E fuqitë Matjane Dibrani e Kruetani nën kryesinë e Hysen Beg Selmanit e të Bazit të Canës marrin pjes shetitse e ndihmuese mbasi nuk diejshen aq mirë shtigjet e kishin frigë mos bijshen në dorë t’anmikut. Hoti e Postriba me djelm të vet u kapen deri t’u bregu i Banushit e kërcyenë mbi sukat e Koplikt tue i qitë në rreth ushtritë Serbjane, ………..
………

MBI VORRE TË KOPLIKUT TINGLLIM

Atje, bri rruge, nd’atë fushë të Koplikut,
Do vorre rishtas ngrehun tek diftojnë;
Se djelmt e Shqypes vdesin, por anmikut
Të shenjtin vent’ pa gjak kurr nuk i a l’shojnë !

Atje ran’ vdekun burrat t’onë që nana
Qysh te vogjel n’djep i mesojti n’fush t’ trimnisë;
Me Din- e Fe – t’bashkuem t’gjith si zana,
Me gjak themel të fortë me i vue vllaznisë !

Atdhe të zbardhi drita, të shkoj errsija
Që prej sa kohe ty të kishte mbluem,
Se sot n’ c’ do gjoks Shqiptari rreh brendë Kombsija!

E cfaqi Shkoder-locja e Malcija,
N’Koplik me gjak vllaznuer këto fjalë tue shkruem;
Nji besë na kemi t’gjith kur thrret Shqypnija!

Hil Mosi
17 Korrik 1921

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu