“Në emër të Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë”, hajduti bën kryqin para se të vjedhë

0

Vjedhja është buka e përditshme për shumë njerëz. 

Me këtë rast, një sallon bukurie, në lagjen Puente Piedra në Peru, ishte shënjestra ideale për një hajdut, i cili para se të kryente aktin e tij bëri kryqin dhe iu dorëzua Zotit.

Fakti kurioz është regjistruar në kamerat e sigurisë së institucionit.

Gjithçka ka ndodhur në katin e dytë të një pallati.

I riu u ngjit disa shkallë, bëri kryqin dhe u përpoq të hapte derën e xhamit të biznesit.

Në fillim nuk ia arriti qëllimit, por ia doli me sukses pas disa tentativash.

 “Ai mori vetëm një makinë prerje flokësh sepse njerëzit e pikasën,” tha pronari i lokalit për TV América.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu