Ndërron jetë gazetari Saimir Demi, vëllai: Iku tek Hyji

0

Sot gazetaria sportive dhe jo vetëm është në zi. Një lajm i trishtë erdhi në mesditë, gazetari Saimir Demi u nda jeta pas një sëmundjeje të rëndë. Vëllai i tij, Enkel Demi shkruan se i vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi.

“Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë. I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës. Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit. Varrimi do kryhet nesër në orën 14.00”, shkruan Demi në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu