Ministrja Xhaçka uron 110 vjetorin e Pavarësisë: Na gjen me sfida e vështirësi por dhe me arritje

0

Ministrja për punët e jashtme dhe Europën, Olta Xhaçka ka uruar sot shqiptarët për 110 vjetorin e Pavarësisë. Në mesazhin e saj ajo e vë theksin tek sfidat dhe vështirësitë që kalon Europa në këto kohë, por dhe tek arritjet e Shqipërisë.

“Gëzuar 110-të vjetorin e Pavarësisë Shqipëri !

Ky është një moment krenarie, por edhe një moment për të reflektuar mbi arritjet dhe punën që do duhet çuar përpara.

Ky 110 vjetor vjen në një moment që në njërën anë është plot sfida dhe vështirësi e në anën tjetër plot krenari dhe arritje. Është me sfida dhe vështirësi jo vetëm për vendin tonë, por për mbarë rajonin dhe Europën sepse pasojat e luftës në Ukrainë nuk na kanë kursyer as ne,” tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu