Mblidhet Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Vokshi i shtrin dorën e bashkëpunimit mazhorancës, PS: Nuk bojkotuam

0

Pasi dështoi për katër herë për shkak të bojkotit të opozitës, është mbledhur sot Komisioni hetimor për Shëndetësinë.

Kryetarja e komisionit Albana Vokshi, ka deklaruar se anëtarët e mazhorancës kanë shkelur katër herë rregulloren duke bojkotuar mbledhjet, dhe sipas ligjit ata duhet të zëvendësohen me deputetë që kanë vullnet.

“1/3  e komisionit mund të thërrasë në çdo kohë mbledhje e cila është e detyrueshme. Keni shkelur 4 herë ligjin dhe rregulloren. Ligji thotë që nëse mungojnë anëtarët më shumë se tre herë ata duhet të zëvendësohen me deputetët që kanë vullnet. Po ju shtrij dorën e bashkëpunimit që sot të kemi një mbledhje të rregullt. Qytetarët presin shumë nga ne. Presin hetim të paanshëm dhe transparencë”, tha Vokshi.

Nënkryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Plarent Ndreca duke ju drejtuar kryetares së komisionit Albana Vokshi tha se thirrja e kryetares për mbledhje ishte e njëanshme dhe se nuk ishin të koordinuara.

“E nisni me deklarata politike që nuk i shkojnë frymës së këtij komisioni. Thirrja e mbledhjeve nuk është mbledhje. Thirrja nga kryetarja është thirrje e një anshme. Duhet të jenë të koordinuara me kryesinë e komisionit. S’kemi pasur çfarë të bojkotojmë sa kohë që nuk kemi mbledhje. Ne jo vetëm që nuk e kemi bojkotuar po kemi bërë një punë intensive për dy javë atë që ju e keni bërë për vite. Ne kemi punuar. Ligji thotë me të caktuar ekspertë ulen punojnë me njëri tjetrin. Ti lëmë deklarata politike. Këto hapjet janë konsum mediatik por jo për punë eficente të komisionit. E mira do të ishte të uleshim bashkërisht të dakordësim një rend dite. Është komisioni që vendos për rendin e ditës”, tha Ndreca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu