Mafia blen gjyqtaren Armela Hasantari, liron nga burgu të arrestuarin për sulmin ndaj gazetarit Gjergj Zefi

0

Grupet kriminale në Elbasan dyshohet se kanë blerë dhe korruptuar gjyqtaren e Tiranës, Armela Hasantari, e cila ditën e sotme, me një vendim të dyshimtë, ka liruar nga burgu Renato Bodurrin, i arrestuar tre ditë më parë si i dyshuar si një nga pjesëmarrësit në sulmin kriminal ndaj gazetarit Gjergj Zefi, pasditen e 3 tetorit 2023, në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë.

Teksa Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg në bazë të provave të mbledhura, gjyqtarja Hasantari, e shquar për vendime që ia rrëzon Apeli, ka vendosur lirimin e Bodurrit nga burgu.

Paraprakisht mësohet se gjyqtarja pretendon se prokuroria nuk ka prova kundër Bodurrit, edhe pse makina e tij është fiksuar nga kamerat si mjeti me të cilin janë larguar autorët e sulmit.

Ndërsa makina është prova kyçe e prokurorisë për implikimin e Bodurrit, duket se grupi kriminal që fshihet pas të dyshuarit, ka lëvizur këto 3 ditë çantat me para të pista, për të shpëtuar mercenarin e tyre, i cili nëse qëndron në qeli mund të flasë për udhëruesit e sulmit.

Prapaskena mëson se prokuroria do ta ankimojë vendimin e dyshimtë të gjyqtares Armela Hasantari. Do të jetë Gjykata e Apelit që do të verifikojë këtë vendimarrje.

Renato Bodurri dyshohet se është pjesë e grupit që është paguar nga një grup kriminal në Elbasan, për të sulmuar fizikisht gazetarin Gjergj Zefi, për shkak të denoncimeve të portalit Pamfleti.

Sulmi ndaj gazetarit Gjergj Zefi besohet se është sponsorizuar dhe urdhëruar nga një ose dy figura të krimit dhe korrupsionit.

Më pas sulmi besohet se është marrë përsipër nga një grup kriminal në Elbasan.

Renato Bodurri është i besuar dhe menaxher i grupit kriminal në Elbasan, Çopja, me aktivitet në trafikun e drogës, shkatërrim prone, krime kundër personit etj., por që çuditërisht ende SPAK nuk i ka marrë në dorë, siç po operon me grupet e tjera, kapot e të cilëve do t’a kalojnë pjesën tjetër të jetës në burg.

Renato Bodurri është menaxher në lokalin e famshëm Living në Elbasan, në pronësi të grupit Çopja. Për lokalin Livin si pjesë e perandorisë kriminale dhe të investimit të parave të drogës, kanë shkruar gjerësisht mediat britanike.

Ky grup kriminal ka lidhje të forta me dhëndrin e Qazim Sejdinit, me Suel Çelën, disa politikanë, oligarkë si dhe grupe të tjera kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu