Ledhet e “Kalasë” familjare të Sali Berishës!

0
Shkruan Zef Ndreka
Hera-herës, e shikoj që politika në Shqipëri është bërë si estradat me humor dhe këngë!
Në këto estrada të reja, që më së shumti i shikojmë të shpalosin idjotllëk, budallallëk, fodullëk dhe disa ndjesi që nuk janë njerzore, por shumë përverse si rasti i foltorës në Laç , në Kukës dhe Lezhë.
Por nuk mungojnë përafrime edhe qytete të tjera.
Në Laç, dikush nëse do të lindte , donte të lindte Berishë!
Në Kukës dikush ndërron mbiemrin duke i ikur me bindje origjinës që i ka dhënë Zoti!
Në Lezhë, një tjetër fatkeqësisht don Berishën më shumë se fëmijët e tij!
Dhe të gjithë këto përvers, nëpër foltore e në rrjete sociale, janë shfaqur ca si demokratë, ca si dështakë, ca si bythëlëpirës, ca si servilë të përjetshëm, ca të korruptuar, plot të pa cipë! Thjeshtë , njerëz që shpërfaqin qëndrimë publike falas ose me pagesë , për turpin e tyre.
Shumë nga këta që sot mbështesin hapur apo fshehtas, në një formë apo në një tjetër Berishën, sidomos pasi u shpall familjarisht non grata për korrupsion dhe minim të sistemit të drejtësisë, janë familje ish komunistësh ose ish spiunësh, të cilët në fakt kanë qënë gjithmonë anti-amerikanë, pavarësisht si deklarohen sot!
Oportunizmi nuk ju pi ujë!
Më e keqja, më e turpshme dhe e frikshme është, kur gjejmë raste që mbështetja për të, vjen nga disa të përsekutuar, ose të vetëquajtur të tillë, që s’dijnë të sillën ndryshe. Mbase, ënde këto të fundit nuk janë çliruar dhe për t’a vazhdon frika ndaj diktatorit të ri.
Janë mësuar 50 vjet të lidhur si në pranga apo zinxhirë, e pa hapur gojë , dhe tani “të zgjidhur”prej 30 vitësh nga komunizmi, jo vetёm që vazhdojnë e heshtin, por kur “guxojnë” e hapin gojën, nxjerrin broçkulla prej saj!
Ju duhet thënë këtyre, se Berisha është një kufomë e gjallë tashmë. Çlirohuni e lirohuni prej tij!
Sidomos, ju që bëni sikur jeni të gatshëm të vdisni me emrin e Amerikës në gojë.
Ju, që jeni mësuar të bëni vetëm yes – menin, nuk jeni asgjë më shumë se sharlatanë, frikacakë të ndyrë!
Është jo vetëm e çuditshme, por edhe e tmerrshme!
Fakti, që dikush të dojë Berishën më shumë se fëmijët është shumë domethënëse për shoqërinë tonë! Kjo deklaratë, duhet të bëjë jo vetëm gjithë politikën me turp.
Berisha i përdori të gjitha armët për të arritur deri këtu dhe do të përdorë më tej çdo metodë edhe shnjerzore, për të krijuar ledhet e kalasë së tij familjare!
Medet për ata dhe ato që vazhdojnë t’a ndjekin!
Besoj populli në përgjithësi e ka kuptuar! Tashmë presim t’a kuptojnë edhe këta që janë një pjesë e demokratëve, viktima të tij.
Jam i sigurtë, se tjetër ndjejnë dhe tjetër flasin e mundohen të shkruajnë.
Por habitem shumë me disa, që nuk ju bën akoma përshtypje koritja e tillë publike e burrave, e demokratëve, e kryefamiljarëve në çdo foltore, servilizmi i tyre i shpifur. Por edhe i mbrojnë!
Sa poshtë kanë rënë kështu malsorët, mirditorët, shqiptarët që arrijnë e t’i thonë një krimineli: të dua më shumë se fëmijët e mi!
Ndaj, i konsideroj gabim qëndrimet në këtë mënyrë, dhe qëndrimet e disa pseudo- demokratëve .
Shëmbujt i shohim kudo ku shkel Berisha.
Jemi demokratë, dhe nuk na shkon të bëjmë më, sikur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu