Ky protestues i qetë, dhunohet kafshërisht me urdhër politik dhe mbahet me pranga edhe në spital. Kjo është qeveria e Rilindjes!

0

Avokati i Popullit ka marrë informacion mbi të gjithë personat e shoqëruar në polici pas protestës së opozitës.

Në raportin e tij, Avokati i Popullit është ndalur në detaje tek rasti i 26-vjeçarit Armando Gecaj, fotoja me pranga në duar e të cilit bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Avokati i Popullit sqaron se fillimisht të riun e ka kontaktuar në ambjentet e Komisariatit të Policisë nr.1.

“Shtetasi A.G paraqitej me shenja të dukshme dhune në trup. Është marrë deklarimi i tij si dhe janë dokumentuar shenjat e dhunës. Sipas tij është ushtruar dhune fizike nga disa efektivë të komisariateve të Policisë nr.1 dhe nr.4. Po ashtu ai deklaron se i është mohuar trajtimi ushqimor” thotë Avokati i Popullit, duke shtuar se 26-vjeçari ankohej për dhembje në të gjithë trupin dhe nga mjekët i është komunikuar se ka shembje.

Më tej, Avokati i Popullit sqaron se “Gecaj fillimisht është shoqëruar në komisariatin nr.4, pastaj po mbrëmë me insistimin e një mjeku është dërguar në spitalin ushtarak, ku ai deklaron se është mbajtur i lidhur me pranga ndërkohë që merrte trajtim mjekësor. Pamje ku ky qytetar shfaqet i lidhur me pranga në shtratin e spitalit janë publikuar edhe në disa rrjete sociale”.

Sipas Avokatit të Popullit, ky shtetas ka qenë me statusin e personit të shoqëruar gjatë kohës që ndodhej në spital dhe se vendimi i marrjes së masës së arrestit në flagrancë është marrë dhe i është komunikuar vetëm në orën 2 pas mesnate.

Avokati i Popullit, në linjë me qëndrimet dhe interpretimet që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut i bën Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, konstaton se mbajtja e të dënuarve (e aq më pak e të shoqëruarve) të lidhur me pranga në kushte spitalore përbën një rast te trajtimit denigrues e çnjerëzor në kuptim të kësaj konvente dhe do të kërkojë marrjen e masave energjike dhe të menjëhershme për nxjerrjen e përgjegjësisë për këtë rast pas rekomandimeve të mëparshme për raste të tjera të ngjashme e të bëra publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu