Ky figura Alibeaj kandidatin e Sarandës e bën grua

0

Një ditë më parë, kryetari i komanuar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar një takim në Sarandë ku ka prezantuar kandidatin për bashkinë e këtij qyteti.

Fushatën po e zhvillon kundër Berishës dhe në daljet e tij po mundohet t’u tregojë demokratëve që për përçarjen dhe situatën në PD “fajin e ka Saliu”, por duket se nuk po u ndahet as gafave.

Pasi u “infektua” nga matematika e shefit të tij Lulzim Basha, Alibeaj ka lëshuar perlën e radhës.

Kandidatin e Sarandës, Skënder Muçon, e ka bërë grua. Në faqen e tij zyrtare, shkruhet:

“Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, prezanton kandidaten e PD për bashkinë Sarandë, Skënder Muço”.

Gafa e Alibeajt/ Kandidatin e Sarandës e bën grua

Ky postim ka mbi 18 orë që qëndron në faqen zyrtare të Alibeajt, i cili vazhdon të quajë kandidatin Skënder Muço, kandidate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu