Kush e kërkon kokën e drejtorit të amerikanëve?

0

Kërcënohet me vdekje ish- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano…
Policia e shtetit ka administruar një informacion të frikshëm, se një person shumë i rrezikshëm me aktivitet kriminal edhe jashtë Shqipërisë, është investuar personalisht për vrasjen e ish- Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano. Bëhet fjalë për sinjale të rënda, që po bëhen publike për herë të parë.

Deri më tani nuk kemi asnjë informacion për masat që ka marrë Policia e Shtetit. Po ashtu nuk kemi të dhëna as për masat që kanë marrë misionet ndërkombëtare që asistojnë Shqipërinë në luftën ndaj krimit të organizuar. Përveç fakti se personi në fjalë është një i skeduar i amerikanëve.

Megjithatë, fakti që Gledis Nano kërcënohet kaq rrezikshëm nga një prej superkriminelëve, hedh dyshime se i gjithë ky operacion ka një prapaskenë po aq të rrezikshme sa ç’është edhe fakti i marrjes përsipër të këtij akti.

Përse kërcënohet jeta e Nanos, kur ai tashmë nuk ka asnjë rol të rëndësishëm në hierarkinë e forcave të rendit?

Përse, kur marrja përsipër e këtij akti, është një rrisk i madh, pasi duke kërcënuar jetën e një oficeri tejet të rëndësishëm, ai që e llogarit këtë përpjekje, i siguron jetës dhe veprimtarisë së tij, një të ardhme thuajse të zezë?

Ka vetëm një logjikë këtu. Ai që ka porositur këtë ngjarje, ose është një person me fuqi të madhe e të padiskutueshme, ose është një organizatë shumë e rëndësishme, që me vendimin për të hequr qafe Nanon, synon të jap një mesazh edhe më të madh se vetë individi në fjalë. E mesazhi është i qartë, pasi Gledis Nano është drejtori i policisë së Shtetit që ka pasur mbështetjen më të madhe të amerikanëve. Madje ai u hoq nga detyra e tij, pikërisht për kontakte të dretëpërdrejta dhe të paautorizuara nga ish ministri i Brendshëm Çuçi dhe kryeministri Edi Rama.
Pikërisht për këtë Rama i kërkoi ministrit të Brendshëm Blendi Çuçi që t’i kërkonte dorëheqjen e menjëhershme Drejtorit të Policisë së Shtetit. E pas refuzimit për të dhënë dorëheqjen ai u shkarkua në mënyrë të menjëhershme, duke e lënë edhe sot e kësaj dite pa asnjë rol të rëndësishëm në strukturat e forcave të rendit. Përveç atë të pedagogut.

Dalja më e fundit e Nanos në publik ka qenë një intervistë e dhënë gjatë panairit të librit, ku ai kishte shkuar si të gjithë qytetarët e tjerë. Gjithsesi, ajo intervistë nuk se ishte kaq e rastësishme, pasi u mor si një sinjal i Nanos, për të qenë aktiv në jetën publike.

Sipas të gjitha gjasave, në rolin e tij të lartë, ai ka pasur dhe ka informacion për shumë të fshehta mbi lidhjet e strukturave të larta të shtetit me krimin.

E në këtë aspekt, më shumë gjasa ka, të kemi një përpjekje për të ndaluar publikimin e një sekreti të rrezikshëm që nuk bën fjalë për efektivë, apo zyrtarë të nivelit të mesëm. Por për njerëz me peshë dhe pozitë të lartë. Të cilët rrezikohen shumë, po shumë fare nga një ridalje publike të drejtorit të preferuar nga amerikanët. Për të cilin ambasadorja e kohës e SHBA, Yuri Kim, deklaroi qartësisht se nuk e pritën mirë largimin e tij.

Në këtë rast, nëse Nano flet, më shumë se nismë e tij, duket një lëvizje e fortë amerikane. E pikërisht për të ndaluar këtë bombë që mund të hedhë në erë sëra të larta, është sajuar superkrimineli si rrezik për ta asgjësuar. Qartësisht duket një shantazh i nivelit të lartë./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu