Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën

0

Ilir Meta i ka intensifikuar sulmet ndaj Altin Dumanit duke mos fshehur as shqetësimin se SPAK do ta fusë në burg ndërsa përmendi edhe sekuestrime florinjsh e pasurish të tij.

E ftuar në “Frontline” në Report Tv Silva Caka drejtuese e marrëdhënieve me publikun në PL nuk e quajti paranojë të Metës frikën e arrestimit nga SPAK, por skenar të ngjashëm me atë të Sali Berishës që ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani. Ajo la të kuptohej se edhe Meta mund të ketë fatin e Berishës, që sipas saj është i arresruar politik për të dëmtuar opozitën.

“Deri tani nuk kemi asnjë lloj paranoje të Metës as për akuzë as për pretenca. Arrestimi i Berishës proces politik, pse të duket habi që të ndodhë ose të tentohet t’i bëhet edhe Metës. A është thirrur gruaja e Beqjas ndonjëherë për tu pyetur? Mos të duket e habitshme që ne e kemi thënë se tentativa më e madhe është për të minimizuar dhe zhdukur opozitën në këtë vend”, iu përgjigj Caka pyetjes së Marsela Karapanços.

E pyetur nëse është dakord me gjuhën e Metës ndaj SPAK, anëtarja e kryesisë së PL Kejdi Mehmetaj tha se “edhe Rama përdor fjalor të rëndë”.

“Unë nuk intimidohem nga gjuha që përdoret në Shqipëri nga politika se kam parë e dëgjuar edhe më keq. Kam parë kryeministrin e vendit që ti thonë popullit juve nuk ju…. Të paktën Meta i drejtohet dikujt që i është besuar për të bërë punën. Kur i jam bashkuar PL e kam njohur se çfarë politikani është Meta”, shtoi Mehmetaj.

Para se të shpërthente me akuza ndaj SPAK dhe sistemit të drejtësisë Meta foli edhe për revolucion kundër “xhimkave” në parti. Por si duket as ata që i quan besnikë nuk e mbështesin Metën në këto akuza për ata që deri dje ishin të besuarit e Monika Kryemadhit.

“Unë nuk dua të flas fare për tradhtarë sepse nuk e shikoj me këtë sy. Ndoshta jo me këto terma”, deklaroi anëtarja e Kryesisë së PL-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu