Kudo ta shihni Hajdutin Edi Rama, gjuajeni me vezë e domate!

0

Sali Berisha u ka bërë thirrje mbështetësve të tij, që të godasin Edi Ramën me “domate dhe vezë”, kudo ku ai të kalojë.

Berisha bëri thirrje për “revolucion demokratik”, ndërkohë që përsëriti arsyet pse opozita proteston të shtunën, në datën 11 dhe përse kërkon largimin e Ramës.

“Kudo ku kalon ky, duhet gjuajtur me vezë dhe domate!”, tha Berisha.

Berisha e bëri këtë koment gjatë një takimi me simpatizantë të Partisë Demokratike të disa degëve në Tiranë.

“Fillimi i revolucionit, mjerë kush prek pluralizmin në Shqipëri!”, deklaroi Berisha, duke iu referuar faktit që PD mund të ketë kandidatët e grupit Alibeaj të regjistruar zyrtarisht në zgjedhje dhe jo kandidatët e tij të primareve, duke qenë se gjyqi për vulën e Partisë Demokratike vijon në apel dhe vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk regjistrohet nga administrata e gjykatës.

“Pasi dështoi me marrjen peng të Bashës dhe me shpalljen time non-grata, vazhdon me përpjekjen për të mos regjistruar vendimin e gjykatës për partinë. Në këtë mënyrë, partia e krimit dhe drogës, genocidit ndaj shqiptarëve, kërkon të asgjësojë Partinë Demokratike. Nuk jemi më në 46′-tën ne dhe nuk do ta bëjë dot kurrë. Ndaj jemi në këmbë për t’ju përgjigjur me të gjithë mënyrat demokratike dhe mosbindjen civile”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu