Kryetari i Bashkisë Shkodër zyrtarisht nën hetim nga SPAK

0
𝐊𝐫𝐞𝐮 𝐢 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝𝐫𝐞̈𝐬 𝐁𝐞𝐧𝐞𝐭 𝐁𝐞𝐜𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐞̈𝐧 𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐭.
Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës. Kujtojmë që ditën e premte kryebashkiaku u paraqit në SPAK ku dha deklarimet e tij, ndërsa nuk dha asnjë koment për gazetarët. Pas lajmit se është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK dhe se do të dorëhiqet si kryebashkiak i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar në rrjetet sociale.
Ai ka ironizuar lajmin e publikuar nga mediat ku shkruan:
“Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dyja palët”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu