Koptët

0
Shkruan Kostantin E Luçi
Origjina e emrit Kopt, daton që në kohët më të hershme. Vetë Europianët përdornin fjalën “Qibt”, fjalë e cila, vjen emërtimi që grekët e vjetër quanin Egjiptianët, të cilët i quanin ata me emrin Aigyptos. Vetë fjala Aigyptos,vjen nga fjala Hët-ka-ptah, i cili ka qënë një tempull në Memfis dedikuar një perëndeshe pagane të njohur si Ptah. Koptët janë pasardhës, të popullsisë Egjiptiane para-Islamike (shekulli 7), të cilët flisnin një dialekt të gjuhës Egjiptiane të njohur si gjuha Kopte.
Vetë termi Kopt u përdor nga vetë të Krishterët për ta diferencuar veten e tyre nga popullsia e besimit Islam. Gjurmët më të hershme të Krishtërimit, mund të gjenden dhe në atë që njihet si Largimi për në Egjipt, ku një e dhënë e tillë na jepet dhe tek Ungjilli Mateut 2:13: Tani pasi u nisën Dijetarët, ja një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr Jozefit dhe i tha: “Çohu, merr fëmijën dhe nënën e tij dhe ik në Egjipt, dhe rri aty deri sa të të lajmëroj, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë.
Kjo është një ndër arsyet pse në Egjipt,shumë vende janë të lidhura me këtë ngjarje, ku një i tillë është dhe një manastiri Shën Marisë ose Al-Muharaq siç njihet nga vendasit (i ndërtuar në shekullin e 4), në luginën e lumit Nil në Egjiptin qëndror.
Sipas murgjve të këtij manastiri,manastiri është ngritur në vendin ku u strehua Shën Maria, Shën Jozefi dhe Krishti fëmijë, për më shumë se 6 muaj, gjattë kohës së qëndrimit të tyre në Egjipt. Gjithashtu,një vend tjetër njihet me emrin El-Matatija (periferi e Kairos),Shën Maria, Shën Jozefi dhe Krishti fëmijë u strehuan poshtë një peme Blini, gjatë udhëtimit të tyre. Sipas traditës Kopte, Kisha e Krishterë, është themeluar në qytetin e Aleksandrisë nga Apostull Marku, në mesin e shekullit të parë. Ajo që duhet të dimë është fakti se: Ungjilli i Markut është shkruar për një audiencë midis viteve 60-68.
Shën Marku, lindi ne vitin 5, Pas.L.K ne qytetin e Kirenës (Verlindje të Libisë) dhe kaloi në amshim në datën 25 Prill te vitit 68 po në të njëjtin qytet. Tek libri: Historia Eklestiale,e Eusebius Pampfilus,e përkhyer nga Kristian Frederik Kruz dhe Keshilli i Nikesë nga Isak Boil, botuar ne Nju Jork ne vitin 1856, në Kapitulli 24, faqe 79 thuhet: Anianus u vendos ipeshkv i Aleksandrisë pas Markut. Neroni ishte në vitin e tij të tetë të sundimit, kur Anianusi i cili ishte nje njeri i devotshem zevendesoi Ungjillorin Mark. (Shenim i imi: Perandori Romak, Nero sundoi ne vitet,54-58).
Pra, duke u bazuar te kjo e dhënë Anianus është bërë ipeshkv I Aleksandrisë në vitin 62. Ndersa tek faqja e 3, e librit ne fjalë thuhet se: Tradita ja referon themelimin e Kishës se Egjiptit, Shën Markut.
Po, tek i njejti libër, tek Kapitulli 26, faqe thuhet: Marku ishte i pari që përhapi Krishterimin tek banorët e Egjiptit. Vetë historianët në shumë raste janë të mahnitur nga fakti se si Krishtërimi u përhap aq shpejtë në Egjipt sidomos në Aleksandri. Vetë qyteti në këtë periudhë u bë dhe një qëndër e madhe e mësimit të filozofisë si dhe kishte një numër të madh të popullsisë Hebreje.
Një e dhënë e tillë na jepet dhe tek Veprat e Apostujve, 18:24-25:
18:24Por një Jude, me emër Apollo, lindur në Aleksandri, njeri orator dhe njohës i Shkrimit, arriti në Efes.
18:25 Ai ishte i mësuar në udhën e Zotit dhe, i zjarrtë në frymë, fliste dhe mësonte me zell gjërat e Zotit, por njihte vetëm pagëzimin e Gjonit.
Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se dhe manastiri i parë në botë është manastiri i Shën Antonit abat, sot është një manastir Kopt i cili ndodhet në një Oaz në pjesën lindore të shkretëtirës Egjiptiane. Ai ndodhet 334 km në Juglindje të Kairos dhe është manastiri më i vjetër në botë, i themeluar në vitin 300 nga vetë Shën Antoni,i cili është dhe murgu i parë në historinë botërore.
Ashtu si Antioku, Jerusalemi dhe Roma, Aleksandria u bë një qëndër e rëndësishme e Krishtërimit. Shkolla e Aleksandrisë ishte dhe institucioni i parë i Krishterë, i të mësuarit për Krishtërimin.
E themeluar në pjesën e dytë të shekullit të dytë,kjo shkollë u drejtua nga personalitet si: Shën Klementi i Aleksandrisë (i lindur në vitin 150 në një familje pagane) ku dhe një nga nxënësit e tij, Origjeni në ato që njihen si: Traktet kundër Celsus (në vitin 248), luftoi paganizmin dhe sulmet e tyre kundër besimit të Krishterë.
Por,dihet botërisht fakti që duke filliuar që ga shekulli 1 deri në të 4, persekutimi ndaj të Krishterëve ishte I madh,dhe kulmin e arriti në kohën e sundimit të perandorit Dioklecian (284-305), i cili në vitin 303 bëri një masakër ndaj të Krishterëve, masakër e cila rezultoi me vdekjne e mijërave besimtarëve të Krishterë.
Këtë periudhë Koptët e quajnë si; Epoka e Martirëve,ku një prej tyre ishte dhe Shën Katerina e Aleksandrisë. Persekutimi dhe përndjekja ndaj të Krishterëve do merrte fund në vitin 313 pas Ediktit të Milanos,ku perandori Kostantini t Madh, i dha lirinë e besimit të Krishterëve të perandorisë.Në Koncilin e Kalcedonit ne vitin 451 (Anatolia e sotme), pati një debat lidhur me natyrën e Jezu Krishtit, debat i cili çoi në ndarjen e Kishës Kopte si një kishë më vete nga Kisha Katolike.
Duhet të dimë që ipeshkvinjtë Kopt pjesmarrës në këtë Koncil u keqkuptuan. Sot Koptët ashtu si dhe Kishat e Krishtera në mbarë botën,njohin 2 natyrat e Jezu Krishtit (Hyjnore dhe Njerëzore). Kisha e Krishterë Kopte lulëzoi ne shekujt në vazhdim,ku një shenjtor i njohur si Shën Shenuti, krijoi një bibliotekë të madhe në atë që njihet si Manastiri i Bardhë ku pasuria e saj njihej si një nga perlat e botës së Krishterë.
Por, në vitin 642,Aleksandria do pushtohej nga kalifati iRashidunëve. Edhe pse në fillimet e tij kalifati i toleroi besimtarët e Krishterë në vend, ai filloi të konvertojë në një mënyrë ose në një tjetër, popullsinë vendase në besimin e ri, atë Islam.
Vetë pushtimi, çoi në shkatërrimin e kishave(Etheredge, Laura S. (2011). Middle East, Region in Transition: Egypt. Britannica Educational Publishing. faqe 16) dhe manastireve si dhe vendosjen e taksave të larta për popullsinë e Krishterë.
Sot Koptët përbëjnë 10-15 % të popullsisë së Egjiptit, pra ata përbëjnë 10 deri në 20 milion banorë. Në ditët e sotme persekutimi I të Krishterëve Kopt është shumë i lartë,ku mund të përmendim sulmet në vitet 80, 90 etj si dhe ato të viteve të fudnit, duke filluar me sulme të rregullta që nga viti 2010 dhe deri më sot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu