Kërkoj votën tuaj që t’ju shërbej ju!

0

Shkruan Mirjan Gjelaj, kandidat për deputet

Të dashur bashkëqytetarë, miq dhe vëllezër e motra të Kelmendit, Malësisë dhe Shkodrës.
Erdhi dita te marrim fatin ne duart tona. Ky 11 maj nuk është thjesht një datë zgjedhjesh, është një mundesi për të ngritur zerin tonë, për të sjellë ndryshimin që kemi pritur prej vitesh, për te kthyer dinjitetin dhe shpresën në Malësinë tonë të dashur.
Unë, Mirjan Gjelaj, biri i Kelmendit dhe biri i kesaj toke qe më rriti me sakrifice e burrni, ju bëj thirrje sot të më jepni besimin tuaj. Nuk po kërkoj thjesht një votë për vete, por një votë për të gjithe ata qe kanë mbetur pa zë, për te rinjtë që po largohen, për të moshuarit që kanë mbetur me syte nga rruga.
Dilni dhe votoni më 11 maj!
Për Kelmendin dhe Malesin, për Shqipërinë që duam të gjithe.
Dilni e mos ia lini të tjerëve fatin tuaj!
Bashkë ia dalim!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu