Kërcënimet e kryeministrit për zgjedhje të parakohshme, deputeti i PS tregon prapaskenat e mbledhjes me Ramën

0

Deputeti i Partisë Socialiste, Lavrdim Krrashi thotë se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS  kryeministri Edi Rama kërkoi disiplinë nga deputetët.

Krrashi mohoi të ketë pasur  kërcënime të kreut të qeverisë dhe se ishte një mbledhje rutinë, ndryshe nga çfarë u raportua ditën e djeshme.

Sipas tij, nuk ka arsye për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme.“Mbledhja e së hënës e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është diçka rutinë, ndodh përherë. Do të ruaj konfidencialitetin e mbedhjes. Si në çdo mbledhje, nuk është e hera e parë që diskutohet. Nuk bëhet fjalë për kërcënime, por për disiplinë. Nuk ka ndonjë direktivë në raport me opozitën. Opozita ka punën e saj, ne kemi punën tonë. Qytetarët e kanë mundësinë të shohin se kush punon dhe se kush po bllokon. Momentalisht, jemi në një situatë kur Partia Socialiste po kryen përgjegjësinë e saj deri në vitin 2025. Parë nga këndvështimi se si po shkojne punet, nuk shoh arsye për zgjedhjet e parakoshme. Partia Socialiste në çdo kohë që të thërritet për llogaridhënie para elektoratit, shkon e përgatitur, me një program të qartë për një mandat të katërt”, theksoi ai.

Sa i takon tensioneve në Kuvend dhe ndryshmit të rregullores, Krrashi i bëri thirrje deputetëve të opozitës që t’i rikthehen normalitetit.

“Unë do doja shumë që këtë te enjte, deptuetet e opozitës t’i rikthehen normalitetit, të kthehen në parlament, është vend për të debatuar dhe për të diskutuar. Duke parë qasjen që ka opozita në parlament, më vjen keq. Partia Socialiste dhe Kuvendi nuk ka alternativë tjetër, përveçse këto masa ndëshkuese. Shpresoj se kolegët e opozitës, në vend që të bëjnë katrahurë, të vijnë e të diskutojnë. Masat ndëshkuese nuk mendoj se janë gjë pozitive, por jemi të detyruar”, u shpreh deputeti socialist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu