Kali i Trojës në trojet shqiptare të Veriut të Kosovës

0

Shkruan Zef Bushati

Asociacioni, (shqip) Bashkësia e Komunave Serbe në Republikën e Kosovës. është një ” Kalë Troje ” për Kosovën, që rrezikon integritetin territorial dhe sanksionon varësinë e Kosovës nga Serbia. Ky asociacion kurrë nuk duhet të ndodhë. Qeveria dhe Politika e Republikes së Shqipërisë me indiferencën e saj, mban një përgjegjësi të rëndë para popullit Shqiptar dhe para popullit Serb. Këtë përgjegjësi e kanë edhe Qeveritaret dhe politikanët shqiptarë në Maqedoni dhe Mal të Zi.

Në vitin 2006, pas një mbledheje maratonë, njëzëri u miratua nga deputetët e Parlamentit te Serbisë Kushtetuta e re. Kryeministri Vojislav Koshtunica në seancën plenare deklaroi: “Me kushtetutën e re Serbia është një vend i organizuar nga ana ligjore dhe në të vërtetë vulos, që Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet pjesë përbërëse e territorit serb.” Republika e Kosovës nuk është pjesë e Kushtetutës Serbe. Kjo është vepër e politikanëve mëndjemëdhenj e fodullë që ëndërrojnë për një shtet sa më të madh, që tu imponohen shteteve të tjera nëpërmjet territorit. Harrojnë që popujt janë pjesa më e rëndësishme e një shteti sado të madh ta kenë territorin e tyre. Shqiptarët dhe Serbët duan te jetojnë ne paqe. Biznesmenet serbe qe kane shtrirë bizneset e tyre ne territorin e shqiperise dhe te kosoves nuk i shqeteson fakti se janë territoret e dy Republikave te pavarura. Ata punojnë e bashkëpunojnë me Shqiptarët miqësisht dhe në mënyrë korrekte. Po kështu edhe biznesmenët shqiptarë në Serbi. Besimtarët shqiptarë në Kosovë janë të besimit mysliman, katolik, ortodoks, bektashi e protestan ungjillorë. Politikanët ngatërrestar duhet të pyesin dy popujt, shqiptarë e serbë, çfarë mendojnë për ta bërë sa më të mirë jetën e tyre. Të njëjten gjë duhet të bëjnë edhe të derguarit e posaçëm të BE dhe SHBA që po negociojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu