Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Hidhet e përdridhet e pabesa
Gjendur kahmos jam, në kët zallamahi,
Gjithçmos shoh, jetëson habitshëm,
Hidhet e perdridhet e pa besa, me qef e me zë,
Ëndrra e grykësisë t’shuarjes tënde.
Në çak çakun e fundit të frymarrjes,
Rrëqethshëm vjen ndjenja e fortë e t’vërtetës,
E bërtet, çohu thotë o njeri që je nënshtru satanit,
E ngrihu fuqishëm i fortë, ti trung i moçëm.
Që ke ditur, të qëndrosh i fortë stuhinave,
Krenar, shtatin harlisun t’mbash,
Guximshëm ngrihu përbuzjes që t’përndjek
që dozë mbas doze t’injektuan,
tradhëtitë e dorës t’zezē.
E mbart në frymë, fillin e kësajë jete
që na u trallis nga kta mjeran mashtrues,
Rrebeshet vinë, e veç dinë t’shuhen.
Jeto, ti frymë e mirësisë që dritë shpërndan.
T’errësosh sytë e t’keqes,
që e ulur këmbkryq e shijon paftyrësinë.
Sofrën e kthyen përmbys, pasi u nginë,
E tashti shpërlajnë duart,
me ujin e mbledhur që rrjedhë nga gjynahet,
Që të duken të larë.