Shkruan Zef Ndreka
Të gjitha hamendësimet, analizat dhe komentet e bëra që nga prilli i 2021, u vertetuan pikërisht në pragun e fushatës së 11 Majit.
Në këto zgjedhje e gjithë e ashtuquajtura opozitë konkuron e coptuar, e përçarë, e dërrmuar, më së shumti nga Berisha dhe i përzgjedhuri djali i tij shpirtëror Lulzim Basha.
Më kot lodhën e shpresojnë për rrotacion.
Se kishte një marrëveshje Basha Kryetar i PD-së me Berishën Kryetarë i Kryetarit, kjo ska më asnjë pikë dyshimi.
Për të provuar shpëtimin e babait të tij shpirtëror, Basha hapi rrugë duke e lënë fushën bosh për të lozur Berisha i vetëm, edhe pse kishte nofkën non grat-a nga SHBA-të, për korrupsion dhe minim.të sistemit të drejtësisë.
Basha, në atë kohë kishte grupin parlamentar, kishte partinë, kontrollonte degët e rretheve, ndërkohë, Berishës i qendruan në krah për hir të së vertetës vetem tre katër deputet, ndërmjet tyre, Shehu, PLoka, Noka, Vokshi.
Të tjerët filluan të peshkohen nga Berisha me lejen e Bashës!
Keshtu, pasi mori grupin parlamentar, morì Selinw dhe vulën, Berisha nuk kishte më nevojë për Bashën, i cili s’di ku kishte kërkuar strehim për një vit e gjysëm, duke e lënë PD-në në duart e Alibeajt me një letër prokure noteriale pa vletë.
Gjithsesi, zgjedhjet e pushtetit vendor, e drejtoi Alibeaj, kryetar i komanduar i PD-së, dhe pa kandidat, pa financë, pa fushatë elektorale, arriti të marrë plot 104 mijë vota dhe këshilltarë pothuaj në çdo bashki të vendit.
Më pas, i trembur nga ky sukses modest, rikthehet Basha për ti rimashtruar demokratët antiBerishë!
Kjo është marrëveshja!
Por loja politike vazhdon me rregullat e saj dhe devijon shpesh nga parashikimet dhe llogaritë. Kështu, Basha pasi nuk arriti asnjë marrëveshje me Berishën, e shikon vetën pa u përfaqësuar në parlament. Dhe ka zgjedhur të zgjohet nga gjumi, por gjumi do i dalë i olotë me 11 Maj.
Kjo ska më rëndësi. E rëndësishme është se krahas Bashës, garojnë edhe parti të tjera veçman pa koalicion me PD e Berishës, si Djathtas 2012, LZHK, Shehaj etj, por edhe opozitarë të tjerë si Llapaj, Qorri.
Panorama e opozitës së coptuar duket qartë. Dhe me ligjin e ri zgjedhor, Rama me Berishën kanë paracaktuar tranferimin e votave të këtyre partive dhe konvertimin me ligj ne favor të PS-së dhe PD-së.
Kështu, i bie që një pjesë e madhe e shqiptarëve që nuk votojnë ad Ramën as Berishën, votojnë kot. Vota e tyre do të tjetërsohet ligjërisht.
Në këto kushte, parti kryesore fituese do të mbetët PS-ja dhe opozitë do të kemi vetëm të përzgjedhurit e Berishës.
Kjo ka qënë lufta 4 vjeçare e Berishës, jo për të fituar zgjedhjet, por për të arritur lideri i opozitës, që në një përballje me drejtësine, ta konsiderojnë se po dënohet politikisht lideri i opozitës.
Kështu, zgjatimet e lirarëve apo të zinxhirëve të Ramiz Aliajt, demokratët i kanë përsëri nëpër këmbë.
Pa ikur Berisha dhe bijt e tij, opozita kështu do mbetët. Shpresoj të rimblidhet në 2027-tën…