Guvernatori Gent Sejko mbron abuzimet skandaloze të Mirco Credit Albania me qytetarët!

0

Banka e Shqipërisë ka vendosur të zgjasë edhe me 6 muaj të tjera pezullimin për subjektin financiar jobankë “Micro Credit Albania”.
Kjo do të thotë se deri më 30 qershor 2024, “Micro Credit Albania” nuk do të mund ta ushtrojë aktivitetin e saj për të dhënë kredi.

Por ky vendim nënkupton faktin se pavarësisht shkeljeve të gjetura dhe denoncimeve e mashtrimeve të shumta ndaj shqiptarëve, BSH nuk është bindur ende që t’ia heqë përfundimisht licensën këti institucioni financiar.
Madje sipas Bankës së Shqipërisë, subjekti në fjalë pas masës së pezullimit 1-vjeçar të aktivitetit nuk ka blerë apo nuk ka aprovuar kredi të reja, por është angazhuar në rikuperimin e portofolit ekzistues.

Në vendimin e BSH thuhet:në, faktin, kredive, protofolit, Sejko,

“Ndër më kryesoret, Departamenti i Mbikëqyrjes ka vlerësuar: dhënien e informacionit të pasaktë dhe jo të plotë në raportime periodike, në regjistrin e kredive dhe gjatë ekzaminimit në vend, paraqitjen e pasaktë të gjendjes financiare, (mos)klasifikimin e klientëve sipas kërkesave rregullatore për rrezikun e kredisë, mangësi të elementeve të transparencës gjatë plotësimit të akt-marrëveshjeve me klientët, etj.
Pas këtyre konstatimeve, BSH ka vendosur të zgjasë edhe me 6 muaj të tjera pezullimin e ushtrimit të veprimtarisë së kredidhënies (përfshirë këtu edhe blerjen e kredive të reja, apo ristrukturimin e atyre ekzistuese), për të cilën është licencuar subjekti financiar jobankë “Micro Credit Albania” deri në datën 30.6.2024.

Gjatë kësaj periudhe, subjektit “Micro Credit Albania” i lejohet vetëm të shesë portofolin e kredive tek palë të treta, të licencuara nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar këtë aktivitet, të reflektojë menjëherë në ulje të detyrimit të klientit çdo pagesë të detyrimit nga ana e tij duke bërë dhe përditësimet përkatëse në Regjistrin e Kredive”.

Por kjo do të thotë se “Micro Credit Albania” ka ende shanse t’i rikhehet aktivitetit normal pavarësisht miëjra denoncimeve, nga shqiptarët që vuajnë pasojat ende sot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu