Gazetarja: Si më “shiti” oficeri tek personazhi i botës së krimit që dyshohet për zhdukjen e Koçoles

0

Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me arrestimet e fundit të SPAK.

Gjatë fjalës së saj gazetarja tha se në këtë operacion ka një detaj që ka të bëjë me përfshirjen e Policisë së Shtetit dhe njerëzve të krimit, teksa ka kujtuar edhe një rast që i ka ndodhur pak ditë më parë me një punonjës policie.

Lala u shpreh se i ka kërkuar një punonjësi të policisë, foton e një personazhi shumë të njohur të botës së krimit dhe dhjetë minuta më vonë personi në fjalë e ka kontaktuar ku ka tentuar ta vendosë në presion që të mos shkruajë për të. Sipas gazetares ky rast tregon hapur lidhjen e policisë me persona të inkriminuar.

Blendi Fevziu: Ç’janë gjithë këto policë të përfshirë në ngjarje kriminale se është e tmerrshme?

Klodiana Lala: Fevzi ne e kemi folur disa herë këtë gjë. Mua më ka ndodhur pak ditë më përpara dhe më lejo ta bëj publike kur kam kërkuar foton e një personazhi shumë të njohur të botës së krimit i cili sot nuk është duke u folur shumë për të, por që mendoj që është personi kyç në zhdukjen e Koçoles dhe Sulovarit në zonën e Sarandës dhe po ashtu në ngjarje të rënda dhe mbaje shënim këtë gjë dhe ne do rikthehemi pas.

Dhjetë minuta pasi kam kërkuar foton tek një zyrtar policie personi më ka kontaktuar dhe tentonte të më vinte nën presion që të mos shkruaj për të. Sigurisht ja bëra të qartë që unë do të vazhdoj punën time, por dua të them që ti si gazetare kërkon një informacion dhe burimi konfidencial që unë e mendoja lajmëroi një person që është i inkriminuar.

Blendi Fevziu: Ti kërkove një burim konfidencial dhe burimi konfidencial lajmëroi personin e inkriminuar.

Klodiana Lala: Emri i tij do dalë shumë shpejt. Është një person që banon në zonën e Kamzës. Është një personazh që është dëgjuar shumë pak në opinionin publik. Edhe vetë kur kam rënë në gjurmët e këtij personi nuk e kam besuar sepse është relativisht i ri në moshë dhe të shkojë deri aty sa të organizojë rrëmbime, zhdukje, të tjera më rradhë, dhe jo vetëm ato rrëmbime, por edhe shumë të tjera, kam ngelur e surprizuar në mënyrën se sa shpejt lëviz bota e krimit dhe se sa të shpejtë janë ata për të shkuar dhe për të penetruar në të gjithë institucionet shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu