Gazetari Andrea Stefani mund të jetë helmuar

0

Me rastin e 7-vjetorit të vdekjes së gazetarit, analistit dhe aktivistit të shquar të shoqërisë civile dhe të të drejtave të njeriut Andrea Stefani. 

Shkruan Arben Lagreta

Si sot 7 vjet më parë, më 3 dhjetor 2016 ndërroi jetë gazetari dhe analisti i njohur Andrea Stefani pas një sëmundje të rëndë dhe të papritur.
Andrea Stefani i përket asaj race në zhdukje të gazetarisë profesioniste shqiptare që nuk i vjen më këtij vendi.
Kam pasur fatin e mirë që ta njoh Andrean që prej 25-vjetësh, në vitin e trazuar 1998 kur në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë kërcisnin ende kallashnikovët që nga hapja me urdhër e depove të armatimit më 1997. Ne ato kohë e në vijim Andrea vinte shpesh në rrethet kryesore të Shqipërise si lektor i IREX dhe i Institutit Shqiptar të Medias së bashku me emra të njohur të gazetarisë shqiptare si Fatos Lubonja, Fatos Baxhaku etj për të trainuar gazetarët e rinj me suportin e projekteve të IREX që ai e drejtoi me profesionalizëm derisa kjo përfaqësi me seli në kryeqytet u mbyll para një dekade.
Në Shkodër këto trainime ai preferonte që t’i bënte kryesisht te Vila Palma.
Në vitin 2009 së bashku me 7 gazetarë të tjerë nga i gjithë vendi pata fatin që të seleksionohesha në një trainim të thelluar dhe intensiv te gazetarisë investigative me lektorë europianë dhe amerikanë që u pat zhvilluar për 4 ditë në Institutin Shqiptar të Medias. Për mua ky ka qenë trainimi më cilësor që kam bërë në gazetarinë investigative në krahasim me të gjithë të tjerët të organizuar nga AIM, OSCE, USAID, REC etj. Kje sepse Drejtor Ekzekutiv i IREX ishte Andrea, i cili nuk seleksionte askënd me mik apo me pazare të ulëta. Ai ishte një gazetar profesionist i angazhuar qysh në fillim të viteve ’90 edhe me radiostacionet më të fuqishëm ndërkombëtare si korrespondent i Shqipërise në Tiranë e jo si anal-istët injorantë, militantët dhe bythëlëpirësit e sotëm i gjen me shumicë që na japin mend për të gjitha fushat e shkencës, si gjithologë nëpër studiot e televizioneve kryesore tashmë të degraduar duke llapur gjithfarë gomarllëqesh përballë një audience në pjesën dërrmuese të saj të lodhur për mbijetesë.
Si idealist i lindur Andrea Stefani ishte një opozitar i përjetshëm dhe që nuk bëri kurrë kompromise në këmbim të favoreve/ Ai ishte një kundërshtar i vendosur i të gjitha regjimeve të korruptuara dhe autokratike të instaluar që prej një cerek shekulli në Shqipëri deri në ditën që ndërroi jetë, jo vetëm si gazetar dhe analist por edhe si aktivist i njohur i të drejtave të njeriut.
Ai udhëhoqi me kurajo dhe guxim shumë protesta të organizatave të gazetarëve në vend, në vecanti të Unionit të Gazetarëve Shqiptare dhe të shoqërisë civile.
Si një qëndrestar i papajtueshëm me padrejtësinë është e natyrshme që ai preku shume interesa, i shkeli në kallo shumë oligarkëve të lidhur me pushtetin dhe detyrimisht që bëri shumë armiq, të dukshëm dhe të padukshëm. Këta të fundit janë shumë më të fuqishëm në veprmitrainë e tyre në një vend të korruptuar dhe mafioz si Shqipëria.
Duke qenë se një pjesë të drekave dhe darkave Andrea i konsumonte jashtë shtëpisë së pasojë e jetës aktive që bënte, vdekja e tij e papritur dhe e parakohshme, ndonëse u dërgua menjëherë për kurim jashtë shtet, lë vend për dyshime për ndonjë helmim me veprim të ngadaltë edhe për faktin se ai nuk kishte vuajtur më parë nga asnjë sëmundje serioze.
I perjetshem qofte kujtimi i tij!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu