Fitorja e Sali Berishës si fitorja e Pirros!?

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Fitore e Pirros ka qenë një fitore që i shkaktoi fitimtarit një taksë (detyrim) kaq shkatërrues, saqë ka qenë e barabartë me humbjen. Një fitore e tillë mohon çdo ndjenjë të vërtetë të arritjes ose dëmton përparimin afatgjatë.

Përse e quajta Fitoren e Berishës si fitorja e Pirros?!

1. Sepse fitorja e Berishës është e barabartë me “humbjen”, mbasi humbën vlerat e vërteta të demokratëve dhe fituan ish-ministrat dhe ish-drejtorët e korrupruar, oligarkët e 2013, të majtët dhe, LSI, miqtë e Nard Ndokës, Metes, Rames, anti-amerikanët e të gjitha niveleve dhe ata që nuk duan integrimin dhe shtetin ligjorë, reformën në drejtësi por ruajtjen e përfitimeve të pa ligjshme.

2. Me të vërtetë një fitore e tilllë, mohon cdo njdjenjë të vërtetë të arritjes të zhvillimeve demokratike të argumentuara nga non-grata e DASH.
Kjo fitore që është thjeshtë personale dëmton dhe pengon përparimin afatgjatë, miqësinë me Sh.B.A.të dhe integrimin në BE!?

3. Fitorja e Berishës dëmton interesat e ish-pronarëve, ish-të persekuturave dhe shtresës së mesme ose elektoratit gri, që nuk beson tek Sali Berisha dhe mbështetësit e tij!

4. Fitorja e Berishës dëmton të ardhmen e të rinjve shqiptarë dhe i siguron të ardhme vetëm fëmijëve të miqve të Berishës dhe ish-komunistëve, oligarkëve të 2013 dhe ish-bllokmenëve.

5. Fitorja e Berishës i siguron mandatin e 4-të Edi Ramës dhe humbjen e PD-së në zgjedhje lokale në 2023 dhe vetëm fitore në ndonjë Bashki në Shqipëri që do të kthehen Bashki non-grata!?

6. Demokratët e vërtetë dhe intelektualët shqiptarë nuk duhet të pranojnë fitore të tilla, të cilat nuk kanë të bëjnë me të ardhmen e Shqipërisë, demokracisë dhe ceshtjes shqiptare në rajonin e Ballkanit!

Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për “faturat personale” të politikanëve të së shkuarës Rama, Berisha, Meta. Shqiptarët dhe demokratët e vërtetë elektorati gri, duhet ta ndryshojnë këtë situatë politike dhe duhet ta zhvleftësojnë këtë “fitore” me bashkimin real të PD-së në të ardhmen!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu