Faqja e Zezë nuk zbardhet në Mal të Zi, por në Shtëpinë e Bardhë

0

SHKRUAR NGA SOKOL PEPUSHAJ

Po a lahen mëkatet me Amerikën në Hot e Podgoricë?!

Kryeministri ka kriza të forta. Ose ngre çharter-in mes yjeve deri sa t’i mbarojë karburanti, zbret e mbush, e prapë lart, se 4 000 euro ora për shëtitje shefi, është “hiqi një qime derrit” këtij shteti, ose i prin karvanit qeveritar për “punët “a domi më për Belulin, ju merhumët e mi”.

Me ujë bjeshke, i fërkoi sytë në Hot të Malësisë së Madhe. Pasi perëndimi e ka izoluar, mendoi se Mali i Zi është mundësia për të zbardhur faqen e zezë të asaj historisë me shefin e FBI-së së New Yorkut Charles McGonigal. Ajo “njollë” është zi si korbi dhe e pistë.

Po a lahen mëkatet me Amerikën në Hot e Podgoricë?!

Aty në Hot, la nam për zi, me inaugurimin e një “peme” gjigande prej çeliku që e prezanton “prej veprave të para të programit të ri të Ministrisë së Kulturës, “Art në hapësirat publike”!

Ta synosh Malësinë si Lali Eri Tiranën, hekur e beton, do thotë, t’i mendosh malësorët si veten.

Këtej figurë, toka gufon si gjoksi, gjelbërimi dhe gjinjtë e trëndafilit të Gjergj Fishtës, i ledhaton flladi i bjeshkës, jo duart e pista të atyre që përçudnuan natyrën dhe shëmbëlltyrën njerëzore, duke vjedhur gjithçka u del përpara. Nuk ka nevojë për hekura të paguara sa frëngu pulën për të “mbytur” lulet, barin e njomë, gjelbërimin, frashrin, qarrin, pishën e çetinën.

Po ky pyesin “artistët” për budallenjtë?

Kjo është “gozhda” ku pushteti var veten. Dhe po, vetë varjen e bëjnë disa herë në ditë. Një monument- libër i atë Gjergj Fishtës në Shkodër, ka vrarë artin. Duhet një ciceron të tregojë se librat e cilit janë ato dhe më pastaj një budalla që rri përballë e thotë, po kur bie shi, a “lagen” këto letra. Se po figurativisht artisti atë ka thënë, librat janë letër, letrat kanë germa e poeti është aty.

Këtë “art” nuk e shijojnë as vetë poetët, as të huajt, as kleri katolik, pasi kemi diskutuar me shumë figura të tilla.

Sa për diskutim, më gjeni një grumbull librash në Botë, ku artisti i ka lënë të lagen, pa një shpjegim?!

Pse janë punët kështu, kap ç’të kapësh, librat e lagur, hekuraçat e Hotit dhe vizatimet në Bunë, janë lajm i dytë, pas Luiz Ejllit të big brother-it vip.

Veprat e Ramës, ç’janë tjetër, përtej ‘vrima në ujë’?!

Edhe në Mal të Zi nuk bëri ndonjë punë të bardhë qeveria. Përveç batutës; “Dritani është fenomen i rrallë dhe mbase është i vetmi që edhe pse i flet shkëlqyeshëm gjuhët, nuk ngatërron këmbët sipas gjuhëve kur ecën”, tjerat s’vlejnë as si përralla për fëmijë.

Përballë pyetjes sa kushton Ura e Bunës, belbëzoi si Taulant Balla për dosjen e vrasjeve me pagesë në Elbasan, që do ja nxjerrim tymin këto ditë. Tym i zi janë edhe p*rdhët nëpër brekushe që lëshon Babloku, sa herë i mungon oksigjeni amerikan e dërdëllit broçkulla të kallëpit, ‘urën e paguan Dritani, se ka ka rrogë më të lartë se unë’.

Po kujt i flet ky vagabond, përveç atyre që i var për veshësh në pemën prej çeliku?!

Veprat e Bablokut, të Mafies Ballkanike janë faqja e zezë e tij. Për Urën e Bunës as ka projekt, as grup specialistësh inxhinier, as nuk është diskutuar fare nëse do të financohen nga buxhetet e dy vendeve apo si do veprohet, me grande, me kredi, konçension a ç’farë?!

Kjo është e vërteta, kurse shifra 20 milion euro, u rrumbullakos pas “pilafit”, pasi nuk kishte përgjigje në Podgoricë, ja futën një shifër në ajër, si me thënë shtoji Bablok edhe ca vrima në Bunë.

Po ç’kemi tjetër këtyre anëve?!

Mashtrimet e hajdutëve, të përbuzura nga qytetarët, po, janë lajm i bardhë Por ky lajm i bardhë është nxirë që kur president Republike kishim një shtangist që pasi vriste veten si ish-presidenti marksist i Kilit, Salvador Allende, ngrihej  Lugat si Saliu, rekrutonte ushtarë si Putini, i dekoronte me tituj që të dallojnë prej tjerëve, dhe garantonte kontingjent “këtu na keni, cila parti ka dru me ça”?!

As kjo njollë e zezë, nuk zbardhet në Mal të Zi.

Të heqë njollat e zeza të Shtëpisë së Bardhë shkoi Babloku atje. Dhe ç’bënë? Pasi i hapën dyert e Ballkanit, dolën pas shkollës së fshatit dhe i thanë Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit, kini kujdes me marrëveshjen për Veriun e Kosovës, se mos ju kapë Perëndimi nga veshët.

Politikë më ordinere se kaq, mos kërko?!

Në vend të ruajë veshët e tij, se andej nga Kongresi Amerikan, janë në hetim dosje që jo veshë e brirë, po do “presin” koka, afrohet tek pisha prej hekuri e “pëllet”, eja mblidhuni, të rrëzojmë Sali Berishën!

Po a nuk themi që dominon e zeza.

Ja, e zëmë se themi, shkuleni atë hekurin që Babloku thotë është çetinë, se do ju mallkojnë edhe në varr. Po asgjë s’ke bërë.

Ti flet me audiencën tënde, me qytetarët, por qytetarët sot janë minorancë. Se këtej, përveç qytetarëve, kanë shpikur komunitetin “Qytetar Nderi”.

Këta të fundit janë shumicë.

Qytetar Nderi, mjeshtra të penës pa hosten, shkrimit me më shumë gabime ortografike se sa germa, mendimit inovator, na lajmëroni për mitingje, kush ka shtëpi për të lyer, ferra me pre, sherbelë me mbledhë, dru me ça, ka më shumë se sa qytetar prej vërteti.

Ja, kjo është shumica, që i pëlqen çetina prej hekuri, hajduti që e rrjep, ai Mjeshtri i Madh që ende nuk ka botuar në një gazetë kombëtare të pavarur, ajo dosja që lakon 14 herë emrin e kryeministrit në Shtëpinë e Bardhë, fundërrinat që qelbin, skllavërimi.

Por një pyetje, jo të nivelit të mjeshtërve normalisht, do na e pranoni pa nerva?!

A vërtetë besoni se ky krye hajduti nuk ju ka shitur me kohë?! Ju ka lëshuar të gjithëve për burg, se Bota nuk i njeh këto pasuri, por Babloku ka ca njolla të zeza që po zvarritet deri tek këmbët e Abazoviçit ti bëjë të paktën të murrme. Pra, qysh kur është rrezik të vidhet më shumë se fshihet, punët nuk janë mirë.

Ka ardhur koha për “Peshk” të madh e gjithkush mendon kujt t’ia ngulë “pirunin”.

Se e ka pas veshit “pirunin” amerikan, sillet kështu, si Hashim Thaçi pak kohë para arrestimit. Por me një ndryshim esencial. Hashimit i qe premtuar një vizitë në Shtëpi të Bardhë nuk  priste pranga, kurse ky, ka një njollë të zezë dhe gjithçka mund të ndodhë. Fjalimin e dorëheqjes e ka me vete, ta dini. Pra, edhe vetë Babloku e di se po xhiron në vend, se është sot për nesër, se Ura e Bunës është vizatim në ujë, se faqja e Zezë nuk zbardhet në Mal të Zi, por në Shtëpinë e Bardhë!/Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu