Erion Veliaj duhet të ishte në burg, jo të kandidonte për Tiranën

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se marrëveshja e nënshkruar me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore të 14 majit, është një moment historik në politikën e vendit.

Gjatë konfrencës së përbashkët me Metën, Berisha u shpreh se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duhet të ishte në burg dhe jo të kandidonte për një mandat tjetër.

Sipas tij, Veliaj ka mashtruar qytetarët e Tiranës dhe ka bërë vjedhje monstruoze.

“Përshëndes të gjithë qytetarët që ndjekin këtë moment historik në zhvillimin politik të Shqipërisë, këtë moment që shënon marrëveshjen për betejën e qytetarëve të Tiranës, për qytetarin e parë që ata meritojnë, që pasqyron vlerat, shpirtin, virtytet dhe moralin e tyre. Për t’i dhënë Tiranës dhe qyteteve në të gjithë vendin, parlamentet e vërteta të qytetarëve, përfaqësuesit dinjitozë të qytetarëve, për t’i dhënë Tiranës, një parlament të fuqishëm.

Për të arkivuar në plehrat e Sharrës figurën më obskure që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës, që nga shpallja e Tiranës kryeqytet deri më sot, Erion Veliajn. I takon të jetë në qeli dhe jo në garë elektorale. Me vjedhjet e tij monstruoze dhe mashtrimet që u ka bërë qytetarëve të Tiranës, me katet pa leje. Erion Veliaj ka me dhjetra motive që të shkojë aty ku e ka vendin. Jam i bindur se qytetarët e Tiranës do të flasin për të gjitha këto”, theksoi Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu