Enkelejd Alibeaj në krye të PD-së është përzgjedhur nga Taulant Balla i PS-së

0

Grupi parlamentar i PD, i thirrur nga Enkelejd Alibeaj është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar për çështjen e Presidentit të ri.

Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej ditën e djeshme por u shty për shkak të vdekjes sëbabait të deputetit Luçiano Boçi.

Albana Vokshi i ka kërkuar Enkelejd Alibeajt që të bëjë kërkesë në Kuvend për 5 deputetët e përjashtuar që të cilësohen si deputetë të grupit parlamentar të PD.

Edhe pse Sali Berisha nuk e njeh Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi, mbledhja drejtohet prej tij dhe për këtë ka pasur debate pasi ish kryeministri i thotë Alibeajt se nuk ka mandat dhe e mbajnë peng.

Berisha- Alibeajt: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga grupi parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.

Alibeaj-Berishës: Peng je ti!

Alibeaj-Vokshit: Nuk zhbëj dot unë me vullnet personal vendime që janë marrë nga organe të partisë.

Berisha-Alibeajt: Ai që ndihet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete.

Alibeaj: S’jam peng i askujt.

Ndërhyn Flamur Noka me ton të lartë duke thënë: “Mos i ndërprit fjalën”.

Në fund të mbledhjes pritet që PD të dalë me një qëndrim sa i takon ftesës së socialistëve për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu