Edi Rama kërcënon Arben Krajën e SPAK-ut: Arrestuat zyrtaren socialiste për një arkë peshk, s’hetoni Berishën për korrupsion e vrasje!

0

Edi Rama fshikullon Arben Krajën e SPAK-ut: Arrestuat zyrtaren për një arkë peshk, nuk hetoni Berishën për korrupsion dhe vrasje

Kryeministri Edi Rama ka artikuluar një mesazh të fortë në adresë të SPAK-ut dhe drejtuesit Arben Kraja, gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së.

Rama tha se SPAK-u hetoi dhe dënoi zyrtaren Rovena Voda për një arkë peshk, ndërkohë që ende nuk ka nisur hetimet për Sali Berishën për vrasjet e 21 Janarit, vrasjet në Gërdec dhe dosjen e korrupsionit që u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama i kërkoi SPAK që të administrojë dosjen e shpalljes non grata të Berishës nga DASH, që Shqiptarët të dinë të vërtetën.

“Burgoset një grua për një kile peshk, dhe është që SPAK vihet natyrshëm në lëvizje dhe nga një deklaratë partie, kuptohet deklaratë e partive të tjera, jo e jona, për këdo zyrtarë të lartë, akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht më 30 vite nga aleati më i madh i Shqipërisë, jo për një njeri po për krejt Shqipërisë, sepse ai ka drejtuar Shqipërinë, SPAK ka detyrim që e tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht që të hyjë në SHBA, se ajo deklaratë nuk mund të rrijë aty, ose ka bazë ose jo. (…) Nuk dënohet kush i vrau protestuesit e pafajshëm në bulevard, drejtësia e re ende po vonon, ose po ngurron, nuk e di, që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive, ndërkohë që dënon një zyrtare për një arkë peshk në këmbim të një punësimi të pakryer“, tha Rama në Kongres.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu