Edhe “Rrumpalla” Sokol Balla në dosje krimi “po paguajmë qimet e kokës për ta zhdukur Sali Berishën”

0

E ndodhur para 2 vjetesh…

Gazetari Adriatik Dosti sjell dëshminë e një shkodrani të quajtur Muhamet Omari me banim në New York, i cili ka dëgjuar një bisedë telefonike të Ballës.

Sokol Balla ka deklaruar në bisedë e sipër se “po paguajmë qimet e kokës për ta larguar e zhdukur nga skena fare… do bëjmë ça kemi në dorë ne që t’ia nxijmë jetën, dëgjo e beso vllain tat ti… kuptove?”, ka thënë Balla.

I gjithë mllefi dhe urrejtja është për Sali Berishën dhe lëvizjen e tij që ka tronditur themelet e politikës së mbrapshtë që mban peng vendin prej 8 vitesh, ndërsa prej një kohe të gjatë ka shtënë në dorë edhe ish-lidershipin e opozitës.

Ja rrëfimi i Muhamet Omarit…

...Po ecja ne 42 Street në Time Square të enjten e 30 dhjetorit te 2021 … ishte ora 2.35 PM [ mbasdite]… kur dëgjoj dikë pas meje që po fliste shqip, madje me zë të lartë…

…A dëgjon ti morr burre… ç’nuk po bëjmë për ta shkatërruar Berishën… për ta hequr qafe atë plehrën… jemi të vendosur kundra tij… ore a kupton ti… po paguajme qimet e kokës për ta larguar e zhdukur nga skena fare… do bëjmë ça kemi në dore ne që t’ia nxijmë jetën, dëgjo e beso vllain tat ti… kuptove?

…Kthej koken e ç’të shoh… ishte gazetari privat i Edi Rames /// Sokol Balla që fliste me dikë në celular… i cili me sa duket kishte ardhur ne Amerikë për të festuar Vitin e Ri…

Ishte i veshur me tuta sporti e me nje xhakovente që nuk di pse me kujtoi ata ”trimat” qe mbanin krahëqafe kallashnikovët gjatë revolucionit bolsheviko-evgjito-komunist të 97…

…Në krah kishte një grua të re, e cila shtynte një karrocë me një fëmijë të vogël brenda…

…Kur dëgjova ate lloj fjalori dhe zërin e tij të lartë në shqip… e ato lloj sharjesh e atë lloj urrejtje për Doktor Berishen…s’durova dot …ndalova…u gjenda ballë për ballë me të e iu ktheva e i thashë ato që meritonte t’ia thoja…u skuq, u tremb …u bë meit e mbylli gojen, mbylli edhe celularin …e u ndje tërësisht në faj e si i dhjerë në brekë … më bëri shenjë me dore sikur kerkonte ndjese e uli koken…pasi kurre nuk ia priste mendja qe kjo lloj rastesie e koincidence krejt e papritur, por edhe e padëshiruar për të, do t’i ndodhte pikerisht atij në mes të Time Square e në mes të Amerikës….

Po si nuk m’u dha në atë çast [pasi u bera nervoz e u revoltova vërtet shumë] që ta filmoja e inçizoja në celularin tim e pastaj ta shperndaja publikisht në internet…

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu