Edhe çuni i Saliut e paska mik kokën e mafies, Dorian Duçkën

0

 Sali Berisha ka thirrur nesër në protestë shqiptarët për të rrëzuar ‘qeverinë Rama’ si të lidhur me “superskandalin e McGonigal”, mirëpo kjo opozitë e tij nuk rezulton gjë tjetër përveç se shterpë. Ditën e sotme ka dalë një tjetër foto, ku djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha shfaqet në një foto së bashku me personin “B” të përmendur në dosjen e ish zyrtarit të lartë të FBI-së McGonigal, Dodian Duçka. Fotoja është shkrepur në një avion, me shumë gjasa në një nga “takimet e biznesit” që mund të kenë pasur.

Jo më larg se pak orë më parë, Sali Berisha e etiketoi Dorian Duçkën si “një nga kokat më mafioze sot dhe është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm”, mirëpo, tani më, do duhet të japë llogari se pse, për çfarë motivesh ky ‘mafioz’ takohet me djalin e tij madje edhe pozojnë krejtësisht të buzëqeshur në bordin e një avioni padyshim të kategorisë ‘First Class’. Fotoja është një dëshmi e fortë e lidhjes së Shkëlzen Berishën me Dorian Duçkën, e që vërteton se si edhe një herë Sali Berisha gënjen.

“Po përpiqen tani të stisin variantin se paratë i ka paguar Duçka. Sipas këtij varianti, nëpërmjet një shtetasi turk. E kuptoni vetë tani, përpjekje nga më të ndryshme bëhen për të shpëtuar nga rryma që po i merr, dhe ky shtetas turk thuhet se ja paska dhënë Agron Nezës, për të ja dhënë në emër të Duçkës, paratë me porosi të Edi Ramës, sepse ai është njeriu më i besuar i Edi Ramës, ndaj dhe po të keni parasysh Neza thoshte, do vijnë, do vijnë, sepse i priste nga Duçka ato para. Duçka është një nga kokat më mafioze më kryesore sot dhe është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm”, tha sot Berisha, pak para se të publikohej fotoja.

Kjo foto tregon se si Sali Berisha dhe Ilir Meta po përdorin këtë çështje për interesat e tyre politike, mirëpo këtë gjë po e bëjnë duke mos u treguar aspak të sinqertë me mbështetësit e tyre dhe jo vetëm, pasi në këtë histori që ata e konsiderojnë si superskandal, janë “të përlyer” dhe vetë.

Dje u publikua edhe një foto ku shfaqej kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në praninë e ‘Personit A’ të dosjes së Uashingtonit, Agron Nezës, ‘Personit B’ të dosjes Dorian Duçka, ish-agjentit të FBI-së, Mark Thomas Rossini, një mik i ngushtë i Charles McGonigal dhe bashkëpunëtor i tij. Këto foto, sikurse është raportuar edhe më herët rrëzojnë totalisht të gjitha pretendimet e opozitës, që Rama bashkë me këta persona, që vetë Meta darkon këndshëm, ka bërë korrupsion dhe ka thurur intriga për të shkatërruar PD, Sali Berishën apo Ilir Metën. Këtë foto të Metës, Berisha sot u mundua që ta justifikojë si një darkë krejtësisht normale duke thënë se Meta është takuar me Agron Nezën falë njohjeve që kanë pasur me vëllain e tij gazetar, Agim Neza, mirëpo ky i fundit nuk dukej asgjëkundi në foto.

Tani mbetet për t’u parë se si do e justifikojë Berisha foton e djalit të tij me Dorian Duçkën.. B.K.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu