Dy senatorë amerikanë në Kosovë. Takojnë Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, temë tensionet në Veri

0

Nisur nga situata në Veriun e Kosovës, dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch sot do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sipas njoftimit të Presidencës, Vjosa Osmani do t’i presë dy senatorët nga ora 9:15. Kurse në ora 10:00, Shaheen dhe Welch do të takohen me kryeministrin Albin Kurti.

“Senatori Peter Welch dhe unë jemi në Ballkanin Perëndimor për të siguruar aleatët tanë se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështet aspiratat demokratike të kombeve të tyre. Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë gjatë gjithë vizitës”, ka shkruar Shaheen në “X”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu