Dokumenti/ SPAK-u i dërgon Prokurorisë së Tiranës kallëzimin për 21 Janarin, lajmërohet xhaxhai i Aleks Nikës: Nëse ka prova për SPAK, na i dërgoni

0

Kreu i SPAK Altin Dumani, i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës kallëzimin që kanë bërë familjarët e të vrarëve më 21 Janar. Dokumenti mban datën 24 shkurt 2023 dhe SPAK thotë se pavarësisht pretendimeve, çështja është nën hetim nga akuza e kryeqytetit.

Familjarët e katër të vrarëve në protestën e 21 Janarit, bënë kallëzim në Prokurorinë Speciale menjëherë pas publikimit në media të një audio-përgjimi, që tregonte se zinxhiri komandues i Gardës kishte marrë/dhënë urdhër për zjarr.

Mirëpo, kryeprokurori Altin Dumani e ka dërguar materialin kallëzues me emrat e Sali Berishës, Lulzim Bashës, Andrea Prendit dhe Agim Llupos në Prokurorinë e Tiranës, duke qenë se ajo ka në dorë këtë çështje. Për dijeni, dokumenti i është dërguar dhe Mark Nikës, xhaxhai i Aleks Nikës.

“Për këtë arsye, referuar nenit 75/a, 76 dhe 28 te K.Pr.Penale ju përcjellim për kompetencë lëndore materialin kallëzues me nr. K.137 prot., date 16.02.2023, me qëllim vlerësimi nga ana juaj.

Nëse në vijim të verifikimeve apo hetimeve, do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, atëherë aktet e procedimit penal të dërgohen për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar dhe nenit 28 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në dokument.

Ama, Altin Dumani i kërkon Prokurorisë së Tiranës se, në rast se nga hetimet konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale që është kompetencë hetimi nga SPAK, atëherë dhe aktet e procedimit duhet t’i dërgohen asaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu