Do të gjejmë një kurë për kancerin brenda një viti – thonë shkencëtarët izraelitë

0

New York Post, 29 janar 2019

Përktheu Arben Çokaj

Një ekip shkencëtarësh izraelitë pohojnë se ata ndoshta do të zhvillojnë një shërim për kancerin në vitin e ardhshëm, njoftoi të hënën The Jerusalem Post.

Trajtimi i ri është duke u zhvilluar nga Biotechnologies Accelerated Evolution nën udhëheqjen e CEO Dr. Ilan Morad (foto djathtas), sipas raportit.

Ne besojmë se do të ofrojmë për një vit një shërim të plotë për kancerin“, tha Dan Aridor, kryetar i bordit të kompanisë. “Trajtimi i kancerit do të jetë efektiv nga dita e parë, do të zgjasë një kohëzgjatje prej disa javësh dhe nuk do të ketë efekt anësor ose efekte minimale dhe një kosto shumë më të ulët se shumica e trajtimeve të tjera në treg“.

Trajtimi, i quajtur MuTaTo, do të përdorë një kombinim të peptideve me synim kancerin dhe një toksinë, që do të vrasë në mënyrë specifike qelizat e kancerit.

Trajtimi përfundimisht do të personalizohet dhe një koktej specifik i barnave do t’u jepet pacientëve, në bazë të llojit të tyre të kancerit, i tha Morad gazetës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu