DEA amerikane erdhi/ Ja thirrja për qytetarët shqiptarë, na njëftoni, vimë ne aty…

0

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve është stancionuar tashmë edhe në vendin tonë.

Lajmin e ka dhënë ambasada maerikane, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e trafikut të drogave të forta, duke garantuar fshehtësi të burimit.

DEA ka njoftuar krijimin e një linje të re sinjalizimi për Shqipërinë, sa i takon informacioneve për rastet e trafikut të drogës apo pastrimit të parave. Në një njoftim në Facebook Ambasada Amerikane bën me dije se DEA do të mbajë të fshehtë çdo të dhënë të qytetarëve.

Njoftimi i Ambasadës:

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu