Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Intrig, dyzime dhe dyshime
Hidhët mendja i kapërdinë
Mundimet, duke i shpërfillur
Me ngulm ecën me e ndal.
Dhe mundet besës ti trillojnë
E kësisoj gostit, janë mbaruar
Shpejt marrin këmb gabimet
Udhën fillojnë për të fluturuar.
Gazepqar që punon cubnisht
T’kërleshun t’ndeshi shtigjeve
Nuk ndalesh pafundsis bajate
O mbret, t’gjithësisë moderne.
Në gangsterizma të moderuar
Je zhytur në oqeanin marrëzor
Mendja e hypur shalës së kalit
Mbrapsht vesit në fund i shkon.