Çmëndet Sali Berisha/ Pasi dhunon në Parlament Enkelejd Alibeajn, kërcënoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla

0

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e quajti të turpshëm gjestin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili shtyu me forcë Enkelejd Alibeaj në foltoren e Kuvendit dhe nuk e la të merrte fjalën.

Pas kësaj ka reaguar menjëherë Berisha, i cili iu drejtua Nikollës duke i thënë se kjo e fundit nuk i dha fjalën që i takonte dhe se “po vazhdoi kështu, do të marrë përgjigjet e merituara”.

Pjesë nga replikat:

Nikolla: Zoti Berisha replikë. Ndjesa nuk është tipari juaj, por ishte i turpshëm gjesti që bëtë në foltore zoti Berisha.

Berisha: I turpshëm ishte akti yt. Unë kërkoja fjalën për replikë dhe rregullorja e Kuvendit njeh replikën më përpara. Është hera e dytë që ti përdor fyerje, por të jesh e bindur se po vazhdove në këtë mënyrë do marrësh përgjigjet më të merituara.

Duke ju përgjigjur një deklarate të mëparshme të kryeministrit, ai shtoi “Edi Rama, i tmerruar, në panik, deklaroi se nuk bashkëpunon me mua.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu