Blinken ndan foton nga takimi me krerët e drejtësisë, mesazhi që përcjell

0

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka ndarë në rrjetin social “X”, një foto nga takimi që pati këtë të enjte me krerët e drejtësisë në Shqipëri.

Në takim të pranishëm ishin kreu i SPAK Altin Dumani, drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, drejtuesi i ILD, Artur Metani dhe kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

Në mesazhin e tij Blinken thekson se reforma në drejtësi është thelbësore për integrimin në bashkimin Evropian.
Ai nënvizon se u takua me krerët e drejtësisë së re për t’i përgëzuar në progresin e bërë në luftën kundër korrupsionit.

“Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE. U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit”, shkruan Blinken.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu