Artikuj dhe studime në median e shkruar shqiptare për At Martin Gjoka.

0

Qamil Gjyrezi

-Meshtari Muzikant, At Martin Gjoka, kompozitor e përpunues i muzikës popullore.

‘At’ Martin Gjoka njihet si pëfaqësuesi i tretë i brezit të muzikantëve shkodranë, si dhe përfaqëson edhe shkallën më të lartë të zhvillimit të vetë këtij brezi, si dhe të vetë zhvillimit të muzikës shqiptare të kësaj periudhe. Ai përbën urën kalimtare midis krijimtarisë gjysmë profesioniste të Palokë Kurtit, Frano Ndojës dhe zhvillimit të gjërë profesionist që muzika shqiptare do të merrte në gjysmën e dytë të shekulli të XX’.

Konica 2022.

-At Martin Gjoka-kompozitor e muzikant i madh i plejadës së muzikantëve shqiptarë.

‘Falë punës së At Martin Gjokës dhe muzikantëve të tjerë natyrisht Shkodra u bë qendra më e rëndëishme e jetës muzikore në Shqipëri dhe djepi ku kanë lindur talente të mëdha’.

Kolec Traboini Gazeta Vatra 2023.

-Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare

‘Lindja e muzikës së kultivuar shqiptare është shumë më e vonë se ajo evropiane, por lidhja mes tyre nuk mund të mohohet. Në të parat vepra të muzikës së kultivuar shqiptare shihen qartazi influencat e simotrave të veta më të mëdha evropiane, kompozime të Bahut, Hendelit e Bethovenit. I pari kompozitor i kësaj muzike në Shqipëri njihet meshtari françeskan Atë Martin Gjoka’.

ObserverKult 2023.

-‘At Martin Gjoka-bashkëthemelues i shoqnise “Bogdani” dhe ‘Rozafat’.

‘Kronikat e kohës e tregojnë Át Martinin herë tek shoqnia “Bogdani”, herë tek shoqnia “Rozafat” – ku ishte dhe nji ndër bashkëthemeluesit; që flasin për koncertet, jo vetëm me krijimtarinë e tij, por edhe të klasikëve të mëdhenj’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu