Anëtarja e re e Këshillit të PD: Sali Berishën do ta votoj për kryetar

0

Emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së ka ngjallur debate mes demokratëve, që shprehen se jashtë kanë mbetur personalitete të rëndësishëm dhe me kontribut të rëndësishëm në PD.

Një nga anëtaret e reja të Këshillit Kombëtar, Fjoralba Dizdari thotë se është angazhuar prej vitesh pranë PD-së, derisa e propozuan në Këshill.

Ajo tha se ka besim te Sali Berisha dhe se do ta mbështesë me votë për kryetar të PD-së.

Pjesë nga biseda në emisionin “Opinion”:

Dizdari: Jam e re në Këshillin Kombëtar por jo në PD, është shumë e rëndësishme ta theksoj që në këto vite e kam ndjekur PD-në nga afër, te teatri, te çadra. Kriza që ndodhi në PD, në shtator me largimin e zotit Berisha, ishte shkëndia që i dha dritë problemeve. Doja të angazhohesha, kërkova të angazhohesha, duke njohur seksionet, grupseksionet, më propozuan për Këshillin Kombëtar dhe më mbështetën. Të hapet partia, të vijnë të vjetrit dhe të rinjtë.

Fevziu: Beson te PD dhe te Berisha?

Dizdari: Nëse nuk do besoja, nuk do isha këtu

Fevziu: Berisha do jetë kryetar i PD?

Dizdari: Unë do ta votoj!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu