Amerikanët s’bashkëpunojnë me 4 Klanet Mafioze, përveç Edi Ramës

0
Shumica e hajdutëve e kriminelëve, pasi janë pajisur me viza amerikane, kanë marrë me vete paratë e dosjet e na kanë lënë shtruar me shpresa e mbuluar me shpresa. Në ca “cepa” kanë ca “roje” të tipit Amanda Roberson, Guri Leklot apo Crystal Overmyer, që kujdesen mos na mbarojnë shpresat. Sa qesharake! Prandaj Yuri Kim na ruan shpresat se mos na i vret, kush tjetër veç Edi Ramës. Se këtë kemi që nëntë vite në pushtet. 

Shkruan Sokol Pepushaj

Asnjë takim me kapot e 4 Klaneve Mafioze.  Këtu e ka parkuar “spirancën” Departamenti Amerikan i Shtetit, këtu jetojnë edhe pritshmëritë e shqiptarëve.  Tamam aty, ku ka nevojë të mbrohet e mbruhet shpresa, ambasadorja Yuri Kim ka ngulur një shtizë, e mbi shtizë ka vënë Flamurin. Po, aty edhe një vijë të kuqe, që ka tërbuar “demat” e 4 Klaneve Mafioze.

Ti që këtë punë ke, të gërmosh, e kupton se Sali Berishën, Ilir Metën, Fatos Nanon dhe Edi Ramën, nuk i tërbon e kuqja jo. E kuqja u ngjan e verdhë në gri, si Demave. Ata i tërbon “pelerina” që tund metadorja Yuri Kim, që ta themi, është kërcënuese.

Kjo  “Pelerinë” është e njohur për ne.

E valëviti Alexandër Arvizu. Po palosi “pelerinën”, shpalosi flamurin, shfletoi përrallat e kënaqi fëmijët e një shkolle në Ebasan. Të gjithë vogëlushët, që sot shumica janë në perëndim, e duartrokitën ambasadorin Arvizu kur krimbat hëngrën sa frynë stomakun e plasën vetë aty, poshtë pemës. Se po, përrallat dhe boshatisja e Shqipërisë janë përjetime dhe përditshmëri. Për shëmbull, shumica e hajdutëve e kriminelëve, pasi janë pajisur me viza amerikane, kanë marrë me vete paratë e dosjet e na kanë lënë shtruar me shpresa e mbuluar me shpresa. Në ca “cepa” kanë ca “roje” të tipit Amanda Roberson, Guri Leklot apo Crystal Overmyer, që kujdesen mos na mbarojnë shpresat. Sa qesharake!

Prandaj Yuri Kim na ruan shpresat se mos na i vret, kush tjetër veç Edi Ramës. Se këtë kemi që nëntë vite në pushtet.

Audiencës tonë, shumë të madhe, u kujtojmë edhe “inventarin” e makinave luksoze, bizhuterive, orëve të zyrtarëve që kushtonin më shtrenjtë se makina e ambasadës. Kështu e dëgjuam me veshë kur Donald Lu, u nxeh, u bë nervoz, vuri buzën në gaz dhe tha se sheikët do kthejnë gjënë e vjedhur.

Ja për sheikët po kërkon edhe Yuri Kim.

Po ku t’i kapësh hajdutët? Këtej nga rri populli, shumica ka humbur duar e këmbë, sy e veshë e nevojat e kërkesat janë  ilaçe falas, për stomakun e trurin, pra bukë e shpresë.

Pasi pushteti vrau të drejtat e liritë, pronat, të djeshmen e të sotmen, pasi përditë bën poshtërsitë që i sheh gjithkush, pse të mos flasim të gjithë bukur. Ata që duan “ilaçe” e supë falas, hapin veshë e sy, kur nga një studio televizive të ngritur mbi mediokritet e para të dyshimta, “tringëllon” zilja e Departamentit amerikan të Shtetit.

Kjo është normale. Ambasadorja diku do flasë, njëlloj si hajdutët që diku do vjedhin, si populli, që diku do shpresojë, si politikanët e pushtetarët që diku do sundojnë, si ne që diku do shkruajmë. Meqë jemi këtu, le ta kujtojmë. Në kohën e Enver Hoxhës na hiqej me periudha e drejta e shkrimit, sot Babloku na gjuan me miliona para. Ato para janë nga krimi, nga droga, nga taksat, që do të thotë se vrasin po aq fort sa dajaku e plumbat e Saliut.

Që të mos kemi ndonjë moskeqkuptim, shumë nga kolegë tanët, edhe pse profesionistë i ka vrarë koha. Pasi i ka vdekur, u ka dhënë uniformat si zëdhënës të politikës e diplomacisë. Këta, i kanë të ardhurat sa 10 herë ambasadorja, këta kanë dyer e sportele të çelura, këta në përplasjet e mëdha lëshojnë para të mëdha, se kanë vjedhur.

Kjo është doktrina e 32 viteve. 

Nuk sajon dot lajm tjetër më të besueshëm, sikundër nuk ja gdhend asnjë ashkël perceptimit të shumicës së shqiptarëve sot, se Amerikanët s’bashkëpunojnë me 4 Klanet Mafioze, përveç Edi Ramës.

Se, ta themi, nuk ka asnjë shqiptar që nuk e mendon se Edi Rama është njëri nga drejtuesit e 4 Klaneve Mafioze. Në nuk është kështu, na thoni emra të tjerë veç Saliut, Ilirit, Fatosit dhe Edit./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu