Aleksandër Vuçiç: Serbia varet shumë nga BE-ja dhe s’mund të ecë përpara pa të

0
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Serbia varet shumë nga Bashkimi Evropian dhe se nuk mund të ecë përpara pa të..

“Thjesht dua që njerëzit të dinë se Serbia varet shumë nga BE-ja dhe se pa BE-në është vështirë ose e pamundur për Serbinë që të ecë përpara dhe se ata që i shërbejnë asaj me mundësi për të gjetur rrugë alternative të mëdha dhe shpëtimtare nuk po thonë të vërtetën dhe nuk janë të drejtë me qytetarët e tyre”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu tha se edhe pse di t’i përgjigjet ndonjëherë ashpër asaj që vjen nga BE-ja në emër të qytetarëve të Serbisë, ai gjithmonë duhet ta dijë shumë mirë se çfarë e shtyn Serbia përpara dhe e ushqen vendin, sjell punë për të rinjtë dhe çfarë parashikon e ardhmja për ta

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu