Në kuadër të javës kinematografike, Instituti kulturor ‘Yunus Emre’ vijoi shfaqjen e filmave turk në ambjentet e kinema Millenium, ku e ftuara speciale e mbrëmjes së shkuar ishte aktorja e njohur turke Perihan Savas, e cila në Shqipëri njihet më së shumti për rolin e saj si “Nëna Sulltaneshë” në serialin “Çukur”.
Përpara shfaqjes së filmit “Vdekja e të Dashuruarve” (Sevdaların Ölümü), aktorja pati një bashkëbisedim me pjesëmarrësit dhe artdashësit e kinematografisë. Ajo tregoi se fillesat e saj me teatrin kanë nisur që në moshën 5-vjeçare dhe që prej asaj kohe ajo nuk i është ndarë skenës. “Mbështetësit e mi më të mëdhenj kanë qenë pa dyshim nëna dhe babai”, tha ajo.
E pyetur nga fansat e saj lidhur me sekretet e saj të bukurisë, Perihan Savas zbuloi për ndjekësit e saj shqiptarë se preferon të ecë shumë, të ha shëndetshëm si dhe të kujdeset për veten.
Në mbyllje të fjalës së saj, ajo u shpreh se ndihet shumë e lumtur që është mes shqiptarëve, njerëz të dashur dhe të ëmbël.
Frekuenca.com