Analisti Frrok Çupi ka bërë deklarata të forta lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe protestat në Shqipëri, duke pretenduar se Irani ka në shënjestër kryeministrin Edi Rama dhe presidentin amerikan Donald Trump.
Në një shkrim të publikuar prej tij, Çupi pretendon se Irani ka një agjendë për eliminimin e Edi Ramës dhe Donald Trump, ndërsa e lidh protestën në Tiranë me interesa që, sipas tij, shkojnë përtej Shqipërisë.
“Një shtet islamik, burim i terrorizmit, ka në agjendë vrasjen e Edi Ramës dhe të Donald Trump, njëkohësisht,” shkruan Çupi.
Ai pretendon gjithashtu se në protestë kanë marrë pjesë grupe që, sipas tij, përfaqësojnë interesa xhihadiste dhe mbështetës të Albin Kurtit, duke i cilësuar si pjesë të një fronti kundër qeverisë shqiptare.
Në fund të analizës së tij, Çupi argumenton se sulmet ndaj Edi Ramës lidhen me orientimin pro-perëndimor të Shqipërisë dhe procesin e afrimit të vendit me Bashkimin Evropian.



